Rama: AKSHI një histori suksesi, ish-drejtoresha jeton me qira

26 Shkurt 2026, 12:15Politika TEMA
Rama: AKSHI një histori suksesi, ish-drejtoresha jeton me qira

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin dhe kontributin e AKSHI-t, duke e cilësuar si një histori suksesi. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit të institucionit dhe tha se stafi, duke përfshirë inxhinierët dhe drejtuesen e institucionit, kanë punuar orar pa orar dhe me përkushtim.

Ai theksoi se ky shtet nuk mund të lejojë që një institucion sipas tij krenarie kombëtare të dëmtohet psikologjikisht dhe se punonjësit, përfshirë drejtuesen, duhet të trajtohen me drejtësi dhe prezumim të pafajësisë. Sipas Ramës, hetimet janë të nevojshme, por nuk duhet të krijojnë përshtypjen e ndërhyrjes apo ndëshkimit të padrejtë.

“Drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në arrest shtëpie. S’dua të them asnjë fjalë për përmbajtjen e çështjes, por di të them një gjë: ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie kombëtare, i ngritur me vite dhe i duartrokitur ndërkombëtarisht, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë që, me në krye drejtoreshën e atij institucioni, kanë punuar pa orar. E kundërta është e vërtetë: të dyja duhen bërë, të dyja mund të bëhen. Njerëzit kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm dhe t’i jepet mundësia të hetohen si të tillë deri kur të provohet fajësia e tyre. Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar? Janë ngutur për ta masakruar, duke i vënë në kurriz vila e makina, ndërkohë që ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë. Çfarë fiton pastaj shteti dhe çfarë mesazhi marrin ata që duan të kontribuojnë për këtë shtet? Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush humb e kush fiton në këtë mes? Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë për 55 përqind e atyre që janë në burgje dhe nuk u është bërë gjyqi?”, u shpreh Rama.

9 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Mblidhni ndonje lek nga rroga juaj qe ta ndihmoni o Kumandar se ska lek te paguaje BodyCode.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Po eshte e vertete , Mirlinda jeton me qira .....dhe cdo dite del ne ballkon dhe ha cokollata dhe biskota 10 milione eurosh.....Akshi eshte korrupsion shume here me i madh se tenderat e Beles !!!!

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        O Rame mjaft me barcaleta mor se nuk qesh njeri. Ca do bosh me Agasin mor se po presin cunat e Dubait. Do hapesh linje direkt Tirane Dubai mor?

        Përgjigjjuni
    2. a
      alma nga tirana

      cfar flet mo????? hap nje fushate dhe ti japin te gjithe nga 10 mij leke pupupupu hajde qeveriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii hajde

      Përgjigjjuni
      1. t
        tiku elbasan

        hahahahahahahahahahha kam nje apartament 1 plu 1 po deshe ja jap une me 5 mij leke muaj

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora***

          AKSHI grup i strukturuar kriminal ,deshtim total me ne krye karaputanen Karcanaj Agasin Baxhanakun tend dhe me tenderat e Lindes tende .Klonimi i te dhenave nga Karcanaj skandali me i madh i kohrave ;Poshte rilindja

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            Perfundimisht ne kemi nje kryeminister idiot te certifikuar.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anna

              Jeton ne shtepi apo apartament me qira nuk eshte argument bindes zoti kryeminister. Lereni dhe pak qe SPAK-u te beje punen e tij dhe te shikojme se cfare eshte fshehur pas tenderave te AKSHI-it . Por te siguroj se demi financiar eshte shume me i madh se sa ai i rrugeve te Beles. Hap krahun se ka plot socialiste te tjere qe jane te afte te marrin drejtimin e qeverise.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Angjelin

                Ky eshte bere vertet qesharak. Po mire ore shale gjate ta zeme se zonja qenka e paster por cfare donte drejtoresha e AKSH qe diskutonte privatisht me personat ne fjale? Ceshtjet e shtetit diskutohen ne zyrat e shtetit dhe jo ne kafe apo darka miqesh/familjare o qelbesire. Po zhgenjen popullin qe te ka votuar disa here. Shko dhe ferkoja hallatet non-grades tani sepse te duhet si gogol. Kemi marre fund.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje