Shqipëria rrezikon të bëjë në vendnumëro, Rama: Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse (VIDEO)

26 Shkurt 2026, 11:16Politika TEMA
Shqipëria rrezikon të bëjë në vendnumëro, Rama:

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste ndodhet në një udhëkryq dhe sprovë teksa mblodhi grupin socialist parlamentar këtë të enjte.

“Jemi në një udhëkryq të ri. Ndërkohë që ekonomia ecën me ritmet e parashikuara, duke riafirmuar një rritje të qëndrueshme, e pakrahasueshme me asnjë periudhë të mëparshme, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të shkëlqejë ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, ndërkohë që projektet në zhvillim apo në plan për t’u zhvilluar këtë mandat janë më ë shumta se kurrë më parë, udhëkryqi ku ndodhemi sot, paraqet sipas meje disa rreziqe, që kërkojnë adresim të vendosur dhe disiplinë të fortë nga ana jonë”, tha Rama për deputetët.

“Sepse përndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë vendnumëro, duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësitë më të mëdha që ka pasur ndonjëherë në dispozicion. Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore. Pikërisht kur duhet të ngjitemi edhe më lart dhe kur tanimë, diferencën mes pikës ku jemi dhe ku duam të mbërrijmë, e bën çdo detaj. Nuk është e lehtë të ngjitesh nga një humnerë dhe të vish në normalitet, gjë që ne e bëmë, por është edhe më e vështirë të ngjitesh më lart sot. Sot jemi më afër anëtarësimit se sa ç’ishim në 26 janar...”.

“Jam besimplotë që do ta kalojmë këtë test, pavarësisht bombave artizanale... Dhe këtu nuk e kam vetëm për bombat që hidhet në rrugët e Tiranës nga njerëz të dëshpëruar, por edhe për ato të tenxhereve mediatike”, shtoi Rama. 

6 Komente

  1. L
    Lulelakra

    Pis maskara cdo krahasim calin Jo po krahasihu me Filipine o mashtrues o. Maskara hajdut meshiihesh pa's imunitet it. Qerohu ka ps plot figura te păstra. Je I pacip egoist megaloman je koka e botes pfffffff kush te serviloset dhe ti kupton o mortje

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Po folem per shtet je njemije vjet prapa!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berisha sabotoj takimin e Ramës në shtëpin e bardh

        Si pedagog pikture që je po të jap një këshill politike, mos e konsidero PD-në forc politike siq është PS sepse do i bësh varrin vetes në rradhë të parë, më pas militantëve Socialist.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teme

          Deshtove te besh shtet. Cdo fushe keq e me keq.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Palacoooo

            O zhngenjiiiiim Haram vota imeee Paske qene vertet palacoooo

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Kur palloshi hajdut thote ne vend numero, e sigurt qe vendi ka rreshqit keq e me keq.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje