
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i ftuar në “Tirana Live”, tha se Sali Berisha e ka dëshmuar dhe vijon ta dëshmojë se nuk bashkëjeton dot me rregulla demokratike.
Sipas tij, në Partinë Demokratike nuk ka figura të afta për të udhëhequr një “revolucion” pasi siç tha Elezi, emrat që shohin shqiptarët në atë grup politik janë pa “shtyllë kurrizore”.
Ai theksoi se revolucioni bëhet nga njerëz që kanë dhënë prova dhe që gëzojnë integritet, ndërsa sipas tij, drejtuesit aktualë “e bëjnë revolucionin me njerëzit e vet, por i keqpërdorin”.
Më tej, Elezi deklaroi gjithashtu se Partisë Demokratike nuk i bindet as anëtarësia e saj dhe kjo vihet re në protestë, te numri i pjesëmarrësve.
Gjatë diskutimit në studio, Elezi e cilësoi të “pashpjegueshëm” agresivitetin brenda partisë dhe kritikoi përdorimin e të miturve në aktivitete politike, duke e quajtur këtë një “gabim dhe turp” për organizatorët.
Sipas tij, Partia Demokratike është “uzurpuar” dhe po largohen njerëzit që kërkojnë ndryshim brenda saj.
“Sali Berisha nuk mund të bashkëjetojë më rregulla demokratike. Berisha ka shkelur periodikisht rregullat brenda partisë. Në opozitë nuk ka figura për revolucion, sepse janë pa shtyllë kurrizore. Revolucioni bëhet me njerëz që kanë dhënë prova. Këtë bëjnë revolucion me njerëzit e vet, por i keqpërdorin.
Partisë Demokratike nuk i binden as vetë anëtarësia. Mbetet i pashpjegueshëm agresiviteti i Partisë Demokratike. Pastaj, të përdorësh të mitur është një gabim nga ana e organizatorëve. Ky është një turp për organizatorët. PD është uzurpuar, largohen njerëzit që duan ndryshimin”, tha Elezi./abcnews.al
Vetë e keni fajin, mos e lejoni me ligj, nën moshën 16. Idiota.
Kjo pra eshte Partia Demokratike qe kerkon te vije ne fuqi me dhune dhe nuk ndalet me asnje mjet duke mos kursyer dhe femijet. Kjo eshte tragjedia ne vendin tone. Nje klase politike qe ngjan me nje bande gangstersh.Kane 35 vjet qe e perdorin kete popull dhe mjer ata qe po perdoren dhe qe nuk e kuptojne qellimin e politikaneve te PD-se. Sapo ata te marrin karriget do tju harrojne more te mjere sic kane ber dhe dikur. Ata gjithcka qe bejne e bejne te largojne vemendjn nga zullumet e tyre dhe te marrin karriget se me pas e dine vete ata se cfare bejne.Ndergjegjesohuni o njerez mjaft u vrte me njeri tjetrin per nje karrige.
Ligji ekziston, por eshte drejtesia vete alleate e SaliPD. Kjo duhet te shqetesoje cilindro qe I thote vehte demokrat, si majtas dhe djathtas. Demokracia eshte rend shteteror ku sundon ligji, jo Parti Politike qe kerkon te beje ligjin. Qe kur lindi PD e tille ishte. Vetem shkaterrimin me dhe sipas vullnetin te Saj.