Gonzato takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Zbatoni rekomandimet e OSBE-ODIHR për Reformën Zgjedhore

25 Shkurt 2026, 15:40Politika TEMA
Gonzato takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Zbatoni rekomandimet e OSBE-ODIHR

Silvio Gonzato ambasadori i BE-së ka zhvilluar një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, ku në fokus të diskutimeve ishte ecuria e reformës zgjedhore dhe hapat që pritet të ndërmerren në javët në vijim.

Sipas ambasadorit Gonzato, proceset zgjedhore të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore si dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave.

Në deklaratën e tij, Gonzato nënvizoi se një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar punën e komisionit në javët në vijim. Nënvizova rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

1 Komente

  1. D
    Denoji Zot, mos rri indiferent.

    Nje mashkull bythe-qire qe luan rolin e gruas ne shtepi i martuar me nje mashkull ben takim me bythe-qiret e PD de te PS.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje