Bordi i Paqes, Vengu: Trupat në Gaza, ende nuk është përcaktuar numri i pjesëmarrësve

25 Shkurt 2026, 11:15Politika TEMA
Bordi i Paqes,  Vengu: Trupat në Gaza, ende nuk është

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, deklaroi se Shqipëria ka shprehur dakordësinë për pjesëmarrje në fazën e parë në shtabin për Gazën, ndërsa vijojnë konsultimet me aleatët për detajet dhe numrin e pjesëmarrësve.

Ai njoftoi gjithashtu se vendi ynë do të shtojë komponentin ajror në misionin e KFOR me një helikopter.

Sa i përket vizitës në Hungaria, Vengu theksoi mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

 “ Shqipëria ka shprehur dakordësinë, kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin për Gazën dhe jemi duke punuar me aleatët tanë; nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve. Jemi në bashkëpunim me aleatët. Hartat që kanë qarkulluar, nuk përbëjnë informacion zyrtar. Por ne po presim bisedimet me aleatët, dhe jemi në bisedime sesi do kontribuohet. Do jenë bisedimet e shtabeve që do bisedojnë në vazhdimësi. Forcat tona operojnë nën ombrellën e një aleati më të madh

Në KFOR do të shtojmë komponentin ajror me një helikopter. 

Vizita e fundit në Hungari ishte e rëndësishme, sepse ky vend ka një mbështetje të vazhdueshme dhe pa asnjë dyzim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Hungaria ka pasur një transformim të teknologjisë në industrinë e mbrojtjes dhe dëshira jonë është të jemi pjesë e këtyre zinxhirëve.”

3 Komente

  1. P
    Pirro I vogel

    Ca minister mbrojtjeje, as per ndonje shef sektori ne ministri nuk e ka nivelin e perfaqesimit.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

      Ashtu si Sali kërma, vetëm një tjetër sharlatan delirant, injorant, i padenjë, i prostitueshëm, mendje lehtë, i korruptuar, i shitur në krye të qeverisë , mund t'a poshtëronte kaq shumë përfaqësimin shtetëror dhe aftësitë shtetformuese të shqiptarëve.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Nuk eshte percaktuar numri i pjesemarresve, por mbi te gjitha nuk eshte percaktuar gjoba qe do te paguajne kush merr pjese ne te, sic ka ndodhur rendom ne cdo mision.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje