Rama mbledh nesër grupin e Partisë Socialiste, zbardhet axhenda  

25 Shkurt 2026, 11:05Politika TEMA
Rama mbledh nesër grupin e Partisë Socialiste, zbardhet axhenda  

Është zbardhur axhenda e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste që do të mbahet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe me pas vijon me raportimet e ministrave. Në fund do jetë fjala e kreut të grupit të PS, Taulant Balla.

Nga burime thuhet se në mbledhje do të diskutohet qëndrimi për  zv.kryeministren Belinda Balluku lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.

Axhenda e plotë

Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PSSH, Edi Rama

Diskutime deri në 2 minuta për çdo folës

Petrit Malaj – Ministri i Financave

Majlinda Dhuka – Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore

Delina Ibrahimaj – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Adea Pirdeni – Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Albana Koçiu – Ministrja e Punëve të Brendshme

Piro Vengu – Ministri i Mbrojtjes

Evis Sala – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Mirela Kumbaro – Ministrja e Arsimit

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

Besfort Lamallari – Ministri i Drejtësisë

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH – Taulant Balla

1 Komente

  1. P
    Pooooooo

    Nuk keni çfare mase te merni per nje te zgjedhur , drejtesia te beje punen , zonja Balluku punen e saj , gjykata vendos fajesine apo pafajesin... Me thjeshte nuk ka ..... Ju mblidhuni per rruget trotuaret autobuset qent endacak rrugeve lypsat rrugeve kabllet elektrike telefonike varrur mureve , dhuna nga terroristet e Bufit komunist .....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje