Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

24 Shkurt 2026, 20:01Politika TEMA
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada:

Ambasada e Shqipërisë në SHBA bëri me dije se sot është depozituar pranë Qeverisë së SHBA-ve origjinali i Instrumentit të Ratifikimit të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes. Ambasada thekson se ky hap i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.

Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe ndaj kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Krenarë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

2 Komente

  1. B
    Bobi

    keshtu thonim dhe kur ishim me rusin dhe kinen . krenar per miqsine ruso shqiptare , kinezo- shqiptare, gjithmone morr dhe lepires bythe kemi qene.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Dmth formalitetet dërgimi I ushtarëve shqiptarë në Gaza... Zoti I ruajtë! Tani çfarë do na bëjë Trumpi me Berishën dhe me Hagën.... Këtë duam të dimë ne!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje