Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Parlamentin Europian se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të integrimit dhe se synimi ynë është përfundimi i negociatave më 2027-ën dhe një vit më vonë të kërkojmë votën e parlamenteve të vendeve anëtare.
“Ne jemi në proces negociatash. Kemi hapur të gjithë kapitujt brenda 13 muajve dhe jemi shpresëplotë e ambiciozë për t’i përmbyllur negociatat me Bashkimin Europian deri në vitin 2027. Sa i takon Parlamentit kombëtar, duke qenë se kam mundësinë t’ju drejtohem, në vitin 2028 do të kërkojmë votën e parlamenteve kombëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi ai.
Balla nënvizoi progresin e arritur në disa fusha themelore të reformave.
“Kemi bërë progres të prekshëm në forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e shtetit të së drejtës, avancimin e reformave socio-ekonomike, në rritjen e qëndrueshmërisë së tregut të punës dhe kohezionit social, zbatimin e politikave mjedisore, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, tha ai.
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste foli në kuadër të Javës Parlamentare Europiane 2026, një forum i përvitshëm i organizuar nga PE në Bruksel, i cili mbledh eurodeputetë dhe deputetë nga parlamentet kombëtare për të diskutuar politikat ekonomike, buxhetore dhe sfidat e konkurrueshmërisë në Bashkimin Europian.
Crendesi ka cthote Balla. Puna eshte cthone ata.
Pastaj kur BE te refuzoj Rama te hapi krahun dhe te zhduket se me keto genjeshtra po rri ne pushtet.
Progresin kryesor e keni bere ne vjedhjen e te pakten 60% te buxhetit dhe sic po shikohet investimet ne rruge po shkojne per lesh.