Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përcjell një mesazh nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian në Bruksel, duke vënë theksin te mbështetja për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian, në Bruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla në një video-mesazh.
Ai thekson se dokumenti i fundit i prezantuar në këtë institucion vlerëson ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave.
“Draft-Rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicjen tonë të përmbyllim negociatat brenda 2027”, shprehet ai.
Balla ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, ku do të mbajë një fjalim në kuadër të debatit “Investimi në të Ardhmen e Europës: Qëndrueshmëria e Tregut të Punës dhe Kohezioni Social”, duke paraqitur progresin e Shqipërisë në negociatat me BE-në, reformat në tregun e punës dhe angazhimin për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.
Per mua kot shkoni dhe ne Bruksel sepse Brukseli ka 35 vjet qe e mban varur Shqiperine: ploteso kushtet te hyshe ne Bruksel?! Une po te plotesoj gjoja kushtet, s'kam nevoje te hyje ne Bruksel, mjafton vetem NATO dhe ajo kot eshte . Brukseli sot per Shqiperine eshte nje tutor dhe asgje tjeter. Nuk jane me politikanet e dikurshem te Brukselit qe e ndertuan dhe ju perkushtuan, jane njesoj si antaret e Sali Berishes ne bulevardin deshmoret e kombit. Per mua kot e keni. Qeveria dhe shteti shqiptar sot jeton ne kapitalizem dhe duhet te udhehiqet nga ekonomi e tregut ku jane interesat qe te rrisi zgjidhjen e halleve te popullit per permiresimin ekonomik te tyre. Brukseli u futi korrupsionin, u prishi familjen dhe u çthuri si popull fare.
Futja ne BE eshte garancia me e madhe dhe e domosdoshme per shqiptaret.Ky bashkim politik,ekonomik dhe ushtarak siguron ne menyre te plote dhe te perhershme ekzistencen dhe prosperitetin e kombit tone Sigurisht qe do behen leshime ne autonomine dhe pavaresine e vendetta,por perfitimet jane shume te media.Enderra e shqiptarve per te qene pjese e Europe's nuk do jete me ender,por realitet.Çdo aludim dhe mosbesim ndaj Unionit eshte qendrin politik naiv dhe regressive,keqdashje dhe perpjekje naive per gjoja "humble te pavaresise"dhe dokrra te tjera politike.
Ne Europe, kurdo qe te vije dita e portave te hapura, nuk hyn nje qeveri, nje parti, gjysma e shqiptareve, por Shqiperia. Opozita aktuale ka shume per te bere qe portat e Europes te hapen per vendin tone.
Balla nga Brukseli: Parlamenti Europian mbështet fuqimisht shndërimin e Shqipërisë në...Republikën e Call Center të motrës Balla