Katër vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori nuk mund ta mposhtë lirinë, Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas

24 Shkurt 2026, 10:06Politika TEMA
Katër vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori nuk

Në përvjetorin e katërt të nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës, Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetin social X, duke theksuar se terrori nuk mund ta mposhtë lirinë dhe se mbështetja shqiptare për popullin ukrainas mbetet e palëkundur, si në planin politik ashtu edhe diplomatik.

Reagim i Ministres Spiropali në X:

Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.

Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.

Ukraina nuk është vetëm!

4 Komente

  1. r
    rudolfi

    E paska gjetur nje shkak per te tu dukur se kishte disa dite qe nuk ishte pare,te shohim cfar do sajoje ditet ne vazhdim, sepse vetem per kete mendohet gjithe diten

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Durresi

      Po moj zemer po,mbeshtesim Ukrainen,,,kur nderkohe ne luften per clirimin e Kosoves gjithe ukrainasit protestonin rrugeve dhe shesheve ne mbeshtetje te vllezerve serb.Koken engershin me njeri tjetrin.Megjithate sot dukesh yll fare.

      Përgjigjjuni
    2. a
      andi

      O funderina 2 metroshe...po si s te vjen turp qe ke nxjerre kete llumtire te perfaqesoje shqiperine poshte e perpjet....

      Përgjigjjuni
      1. O
        Obobo

        Kjo duket si ndonje parukiere

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje