Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

23 Shkurt 2026, 22:30Politika TEMA
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai,

Për deputetin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, njeriu i cili po punon më shumë nga të gjithë në Shqipëri për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti, është pikërisht kryetari i kësaj force politike ku ai bën pjesë, Sali Berisha.

Kështu ka deklaruar deputeti demokrat këtë të hënë, më 23 shkurt, në një intervistë në Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Madje Gjoni tha se nëse të gjithë deputetët e PD-së do punonin sa gjysma e Berishës, qeveria socialiste tashmë do të ishte rrëzuar.

“Ç’mendoni për ata që thonë se sa të jetë Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike, Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti?”, ishte pyetja që Jacaj i drejtoi deputetit Gjoni.

Kësaj pyetjeje ai iu përgjigj se kjo ide është e gabuar dhe e arsyetoi në këtë mënyrë: “Ky është një qëndrim dhe mendim i gabuar për një arsye shumë të thjeshtë. Zoti Sali Berisha megjithëse në një moshë 80 e ca vjeç, është njeriu i cili po punon më shumë në Shqipëri për të rrëzuar qeverinë Rama dhe njëkohësisht është personi që zhvillon. Në rast se deputetët e Partisë Demokratike, përfshirë edhe mua, do punonin 50% saç punon Sali Berisha, të jeni të sigurt që zoti Rama dhe qeveria e tij do të ishte sot diku e shkruajtur në analet e zeza të historisë.”

I pyetur nëse grupi parlamentar e ka fajin se përse qeveria e kryeministrit Rama nuk është rrëzuar ende, Gjoni e pohoi.

“Patjetër. Edhe grupi parlamentar, edhe strukturat e Partisë Demokratike. Padyshim që kërkon një riformatim, kërkon një tërheqje më të madhe, hapje të partisë dhe njëkohësisht edhe të njerëzve të rinj dhe njerëzve të cilët mund të japin një kontribut, fytyra të reja, pse jo? Në mënyrë që të mobilizohet gjithë baza e PD-së, por edhe njerëz të elektoratit gri.”, deklaroi Gjoni.

15 Komente

  1. P
    Populli

    Pra ju nuk punoni sa Berisha dhe meqe ne kete vend eshte shprehja “ vetem budallenjte punojne” del qe budallai eshte Berisha O Gjin mos e thuaj me kete se po lexoi Berisha e hengre hahaha

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Pirdh oj Xhin, pirdh.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhan xhen xhën xhin xhon xhun xhyn

        Aron , xhin nuk pjerdh po pjell se për të pjerdhur ka lënë gruan se ajo punon dhe xhini ngel me barë dhe mer leje lindje.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zootekniku

          Servilizmi ekselent i këtij 100% kafshari dhe 10 % jurist hajdut klasi , me sa duket është cilësia më e mirë e karakterit të këtij biçimi .

          Përgjigjjuni
        2. O
          Oficeri dulles

          Te jete kaq budalla ky Gjini valle?

          Përgjigjjuni
          1. p
            penicillina

            ai i gjati ka thene nje shprehje brilante, kur ju ta kuptoni pse humni atehere do fitoni

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              PD-Parti Degjeneratash.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maska

                Ka shum gjygjstar te tjere si ky gini qe jan prap ne drejtesi per ket sali berisha bredh i lire bashke me dhendrrin e tij se paguan zeni qe Bredh edhe ai me 5 roje ..mjer shqiperia..

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Oficeri dulles

                  I katerti I rades

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigranti

                    Vetem se punon mbrapesht per ne dhe ne interes te vet dhe te atyre qe e dirigjojne

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Romeo

                      Po pse nuk punzoni mor xhin a po ju pengon populli

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Argita

                        Bill more servil I pelenave e more lejen e lindjes

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          POPULLI

                          DUKE JU PERBAJTUR SHPREHJE SE VETEM BUDALLEJTE PUNOJNE KY ESHTE GJYSME BUDALLA NDERSA SALIU 100%BUDALLA.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhini nje malok nga Blinishti

                            Xhin ! Ke te drejte kur thua qe deputetet nuk punojne, por ti nuk krahasohesh me te tjeret, sepse “je punetor”. Ty more Xhin te ka penguar dhe leja e lindjes, por ishalla nuk mbetesh perseri me barre……….

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sadna

                              si e njihni punenet deputetat ne pergjisi habitja eshte nyje te dalin per fare nuk brojne popullin por sulmojne grupet e gjakut

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje