Bardhi pas mbledhjes së Mandateve: Janë përdorur dy forma kërcënimi, SPAK konfirmoi që situata penale ndaj Ballukut është rënduar (VIDEO)

23 Shkurt 2026, 16:00Politika TEMA
Bardhi pas mbledhjes së Mandateve: Janë përdorur dy forma

Belinda Balluku me provat e reja rrezikon deri në 35 vite burg, ose trefishin e veprave penale që parashikonte hetimi fillestar kur u vendos masa nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Kështu u shpreh sot nga selia e Kuvendit, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, duke treguar edhe detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve.

“Prokuroria tha se kur u kërkua ndaj Ballukut masa e masave ndaluese, ajo rrezikonte dënim në maksimum deri në 10 vite burg, sot që flasim u shprehën prokurorët nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg. Kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera prej saj”, tha Bardhi.

Ai shpjegoi se mbledhja duhet të ishte bërë me dyer të hapura për mediat, ndërsa akuzoi mazhorancën se po i bëhet mburojë zv/kryeministres së pezulluar për abuzime me detyrën dhe tenderët.

“Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku. SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut”, denoncoi deputeti demokrat.

Ai shpjegoi se prokurorët e SPAK dhanë dëshmi tronditëse gjatë mbledhjes dhe vunë në dispozicion prova të forta që çonin në hapjen e rrugës së heqjes së imunitetit dhe arrestimit të zv/kryeministres.

“Prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion këshillit të mandateve provat konkrete se si Balluku përmes dy formave, të fortëve që kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku dhe forma e dytë përmes zyrtarëve anëtarë të kabinetit të Balluku që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët atyre që dëshmonin ndaj Ballukut dhe më pas i kanë ofruar edhe para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë”, nënvizoi ligjvënësi opozitar.

12 Komente

  1. N
    Nastradini

    Ka vetem nje emer Met Hasa

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doctor Manhattan

      Ka shku te prokurori dhe gjykates te Kushtetuse. Eshte fut Ols Rama ne bagazh dhe etj etj. Pushka Top Met Hases!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Skelari

      Nese halla do kishte koqe sipas SPAK Balluku do rrezikonte edhe 35 vjet te tjera. Eshte detyra jote o prokuror te sjellesh fakte e te provosh akuzen e jo te na thuash "nese". Ku jane parate dhe pronat e vjedhjes?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doda

        Keto qe thote Bardha jane si perrallat e Nasdradin ages

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Kete pleher nuk duhet dhene kjo gazete,dhe ky eshte hajdut dhe vrases si non grata

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dretesia

            NJE BAIGE.ME PROVA TE DYSHIMTA DHE AKUZANPA PROVA PIR ALIBIRA MOS SHKARERRONI DREJTESIN.. OPOZIT E ZEZE.OPOZITE EBPOSHTER EBKTIMINALE.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali

              Kercenimet jane si ato te dhenat qe shperndante spak berishisteve duke shkeputur pjese te vecanta e keta Bardhat te bejne gjyq publik

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtesi e kapur nga familja kriminale Berrisha

                Gallate ..SPAKu Bufit thote jane intimiduar deshmitar nga personne te grupeve kriminale ...pyetja eshte pse nuk i keni arrestuar...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shhhhhh shhhhhh

                  Po flet Bardha Kavajes...

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    poshte kriminela sali berisha. flamur muti. nok dh

                    ik o pederast muti me gjith kriminelat sali berish flamur mutin nok dhe shok

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pstozi

                      Bardhen ne pak ka per t'a bo synet maloku.i duhet ne pak se pas qafe e ka

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Ushtari.

                        O bardha mbase keni te drejte por nxirni faktet e provat per ca thoni.Kush ka kercenuar ke kane kercenuar etj etj.Dhe eshte e thjeshte kjo pune.Por me tog fjalesh kafeneje ka prova per keshtu dhe ashtu keto jane llafe kafenesh.Per drejtesine dy gjera kane shume rendesi faktet dhe provat e vertetojne keti fakte dhe pike.E thjeshte fare bejeni kete gje si ju dhe Spak-u dhe mbaron filmi per te gjithe.Kesaj o bardha i thone " anes te vish e ne mes mos te hish"

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje