Komisionet Parlamentare, Kushtetuesja shfuqizon vendimet e Kuvendit

23 Shkurt 2026, 15:52Politika TEMA
Komisionet Parlamentare, Kushtetuesja shfuqizon vendimet e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimet e Kuvendit të Shqipërisë për ngritjet e komisioneve parlamentare. Kushtetuesja arsyeton se vendimi i Kuvendit cenon demokracinë dhe se procedurat e ndjekura nuk kanë qenë të rregullta.

Opozita dërgoi në Kushtetuese ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, që mazhoranca bëri me votim të njëanshëm në Parlament. Sipas PD, ndryshimet në Rregullore u bënë me qëllim që opozita e vendit të përjashtohej tërësisht nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

Gjykata në vendimin e të hënës nuk tha se ndryshimet janë antikushtetuese, por cilësoi si jo të rregullta proceduat e ndjekura.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë (Gjykata) në datën 10.02.2026 shqyrtoi në seancë publike çështjen me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me objekt: “Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”.

Gjykata u mblodh në datën 23.02.2026 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi se sa i takon themelit të pretendimeve të kërkuesit, duhet vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 57/2025, për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi.

Gjithashtu Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë këtij afati, Kuvendi të ketë mundësinë e organizimit të komisioneve parlamentare sipas standardeve për procedurën e miratimit të akteve të përcaktuar në arsyetimin e këtij vendimi.

Për arsyet e mësipërme, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje, Gjykata, njëzëri, vendosi:

• Pranimin e kërkesës

• Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025 të datës 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

• Efektet shfuqizuese të këtij vendimi hyjnë në fuqi 30 ditë nga data e botimit në Fletoren Zyrtare. (

9 Komente

  1. L
    Labeati

    Opozita jo teresisht por plotesisht ka perjashtuar vehten nga process i integrimit

    Përgjigjjuni
    1. P
      Perseri GjK me vendime pa vendim

      Meqe GjK nuk ka thene se vendime e Kuvendit nuk jane ne kundershtim me Kushtetuten, atehere PS mos degjoje Kushtetuesen, ashtu sic me te drejte do te vepronte edhe Saliu. Keshtu veprohet edhe ne Usa. Por askund ne vendet demokratike GjK nuk shprehet qarte per jo-kushtetueshmerine e ceshtjeve qe gjykon.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqe

        Saliu ka 1000 te zeza por vensimet e kushtetueses i ka respektuar se ia hante koken Usa.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Forster

        GJ/Kushtetuse per sa te jete "Krimineli Sali"ne parlament, do te jete kundra vullnetit te popullit,se ata jani ''Pinjollet"e Sali Kriminelit dhe Ilir-Floririt qe eshte ne kafaz.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iso

          Futje spektakolare ua beri kopili serb,djali i vukut socialisteve me prokuroret dhe gjykatat.80% jane pjelle e tij.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            Gjukata kushtetuese nuk ka ASNJE kompetence per pezullim apo shfuqizim te vendimeve TE kuvendit. Me kete vendim GJK I ka vene vehte vulen e antikushtetueshmerise dhe duhet te shperndahet, per tu rindertuar.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nad Noka

              Gjykata Kushtetuese nuk mund tè dalè mbi Kuvendin , por argumenton nè se vendimet janè nè pèrputhje me kushtetutèn ose jo . Nè se do tè ishte siç shkruhet mè sipèr , GJK mund tè pezullonte , shpèrndante Kuvendin...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Antonio

                "Filozof" cari ngele o Nardo... Kjo eshte Gjykata Kushtetuese me e paafte e historise se Shqiperise!!! Rregullorja e Kuvendit NUK ESHTE subjekt i juridiksionit te Gjykates Kushtetuese! Rregullorja e Kuvendit nuk eshte ligj!

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sypeshkaqeni i Gerdecit

                GJykata Kushtetuese ne Shqiperi eshte shnderruar ne gjykate ordinere me ca gjykates ne nivel shume te ulet nen mesataren dhe qe dhjesin ne breke nga frika e organizates SPAKiste naziste.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje