Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

23 Shkurt 2026, 14:30Politika TEMA
Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në

Kryeministri Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën gjatë ditës së sotme 23 shkurt me helikopter, ka shkuar edhe në Vlorë.

Me helikopterin e Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga një tjetër helikopter që vinte pas, Kryeministri i vendit Edi Rama sapo ka mbërritur në Vlorë.


Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta, për të nisur më pas vizitën në Vlorë.

Mësohet se do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku do të ketë një takim me disa investitorë.

Nga Korça, ku shkoi me helikopter gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama replikoi edhe me kryetarin e PD-së Sali Berisha, që më herët kishte thënë se kreu i qeverisë shkon në juglindje në këtë lloj forme transporti, pasi rrugët për makinat vetëm rrënohen nga korrupsioni.

“Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!


Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht!

Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!”, shkruante Rama.


Rama replikoi ashpër, duke u shprehur se rruga në Librazhd-Prrenjas është rrënuar, jo për shkak të gabimeve të qeverisë, por për rrëshqitje dherash e fenomene natyrore. Ai dha një shembull nga Italia, duke thënë se një qyteze i është shembur dheu e se opozita atje nuk kritikon për diçka të tillë.

 

7 Komente

  1. A
    Andon

    Pse mos të fluturosh me taksat e shqiptarëve. Nëse do kishte qëndruar në profesionin e vet, të piktorit (të dështuar), do vuante për bukën e gojës poshtë urave të Europës.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ne fakt ata qe merren me artin qe merret Rama, bejne miliona por ku ta dish ti kete.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Foni

      Më mirë shembujt merri nga Mozambiku, Madagaskari, Zimbabve, Bangladeshi apo Ceiloni dhe jo nga Italia, sepse ndoshta ndonjë nga këta horrat e opozitës shkon dhe e verifikon e të nxjerr zbuluar. Po shyqyr që nuk ke zënë në gojë emrin e qytezës, se të gatshëm janë këta rrugaç, presin biletën dhe për disa orë i ke atje.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tom

        Qytezen ne Itali qe u shemb nuk e ndertoi qeveria mor debil, qe opozita ta kritikonte. Kurse rruget qe shemben i ndertuat ju dmth i vodhet ju.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Avokatet

          Ne fakt o Tom ura qe u shemb ishte ndertuar para 30 vjeteve po ty te ka fut shiringen ne tru Saliu ti aq kupton e aq thua.

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zio.....

          Perse emrat e universiteve prestigjoze te huaja mbahen të fshehte, perse shtypi shkruar e pamor nuk i ben te njobur?... Mos ndoshta jane nga Izraeli...

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergji Simaku

            Sipas ketij trapit, vetem ne l0hen e koleres Sali Ruget mbeten Rugeve! Ne kohen e ketij fajin e ka Natyra dhe jo Lubia. Zoti marrte hak mor drogmen e te zente bunkeri Surrelit mrene, e te lente si qen rruges te vuash mrene 60 dite.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje