Zhvillimi më i rëndësishëm i kësaj jave në sferën globale ishte takimi i parë i vendeve anëtare të Bordit të Paqes.
Sipas analistit Martin Leka, Trump po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga çështje më të rëndësishme si sulmi ndaj Iranit dhe se përmes Bordit të Paqes po bën biznes për veten dhe Amerikën.
Më tej, Leka tha se për Shqipërinë dhe Kosovën ka rëndësi dhe tregon se mbështetja amerikane është e domosdoshme.
“Planet që ai propozon bien në disfavor të Ukrainës sepse duhet të dallohet agresori me viktimën. Ne kemi edhe 3 vite kohë për të ekzaminuar frakturat e mëdha që lë politika e Trump në arenën ndërkombëtare. Nga pikëpamja ndërkombëtare duhet të jetë secili i rezervuar të kuptojë cili është qëllimi i një Bordi. Iniciativë personale mund të ketë kushdo, por demokratizimi i kësaj çështjeje nuk është zhvilluar në konsultim me asnjë partner tjetër.
Vendet pjesëmarrëse nuk janë ato që ne ishim përgatitur në fillim të këtij bordi, prisnim më shumë vende të BE-së dhe nuk e kuptoj nëse flitet për një Bord Paqeje në Gaza ku anëtar është Izraeli. Nuk mund të flitet për Bord të tillë kur ai i ka bërë ftesë Putinit dhe vendeve të tjera autoritare. Strategjia e Trump është të fitojë sa më shumë brenda Amerikës, të bëjë biznes pak për Amerikën dhe shumë për veten dhe të kamuflojë përmes këtij Bordi disa vatra lufte që ka ndezur. Nuk është rastësi që një vendi si Venezuela i rrëmbehet presidenti, nuk është rastësi që sulmohet Irani në mënyrë të njëanshme dhe këto janë shenja që ai kërkon t’i zhvendosë duke bërë spektakle të tilla. Për vende të vogla, për Shqipërinë dhe Kosovën është një rast shumë i mirë për të treguar që mbështetja amerikane është e domosdoshme. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë financa për të ndikuar, por do të kontribuojnë në mënyra të tjera përmes trupave paqeruajtëse.”
Patjetër se Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojnë orientimin kryesisht nga Amerika.Kjo e fundit jo vetëm që çliroi Kosovën por po mbron shqiptaret në tërësi.Fatkeqësisht ja një defekt në këtë rrugë.Si mundet Shqipëria të jet pro Amerikës e prapa krahëve të saj Edi Rama të thirr intriga me Vuçiçin,në fakt me Rusinë meqenëse Serbia pas një dyshim është argate e verbër e Rusisë.Këtë që thash e mbështes në fakte:Rama kërkonte nga autoritetet nderkombtare mirëkuptim për Serbinë kur kjo kërcënonte Kosovën,Veriun e Kosovës e shpalli tokë të askujt,bëri Statutin e Komhnave serbe në Kosovë,i vuri sanksione i pari Kosovës nga e gjithë Evropa,filloi msheftas Amerikës ndarjen e Kosovës bashkë me Hashim Thaçin ,të cilin mu për këtë e futi Amerika në burg E dij që ndokush do përmend ndonjë deklarat"patriotike" të Ramës por ato ishin blloqe ,për çka Vuçiç kurr nuk iu idhnua e as që e sulmoi ndonjëherë.
Ti nuk je Sotiraq , por je me nder Mazllëm , Mahmut ose Sherefedin . Ato që shkruan ti , janë idiotlliqe prej injoranti koqevar , që nuk ja vlen të debatosh me ty . Ju koqevarët jini 500 vjet mbrapa shqiptarëve të Shqipërisë .