Ishte 4 janari i vitit 1991, kur në Kinoteatrin e Qytetit Studenti, Partia Demokratike, e themeluar vetëm pak ditë më parë, po mbante një miting.
Lideri i ardhshëm i PD-së, Sali Berisha ishte njëri prej folësve në atë miting, por pranë mikrofonit u afrua edhe Edi Rama.
Fotografi Ali Begeja, i cili ndodhej aty pranë gjatë momentit të mbajtjes së mitingut i fotografoi të dy teksa flisnin.
“PD bënte mitingje në gjithë Tiranën, me intelektualë, para stadiumit. Aty ishte edhe Rama me intelektualët. Rama iu bashkua Berishës? Ne u habitëm, fliste me shumë mllef. Thonim: Mos vjen ndonjë ose ta vrasë, ose ta arrestonte. Dukej në foto që Rama kishte përgatitur diçka dhe e lexoi”, kujton fotografi Begeja në intervistën e tij për gazetaren e Top Channel Kristi Gongon në ‘Exclusive’.
Historike është gjithashtu edhe fotografia e Berishës duke folur në një nga qendrat e punës në Tiranë dhe në sfond ishte vendosur fotografia e Enver Hoxhës.
Fotografi Begeja e kujton kështu atë foto: “Berisha shkonte nëpër qendra pune dhe u bënte thirrje punëtorëve që t’a hiqnin vetë fotografinë e Enverit dhe prandaj është ajo foto”, tregon ai.
njeri demokrat ne shpirt dhe tjetri komunist ne zemer
Parashikimi jetgjatēsis nē vēndin tonē ēshtē 76 vjeç., pēr Ramēn, ky kreatar Partie ka ndruar jetē qē prej katēr vitesh, ndaj nē zgjedhjet e 11 Majit 2025, nuk pati debat elektoral.
E Po bashke erdhen , bashke Jane dhe bashke do ikin . Sigurisht Jo per te gjithe . Par fatin e mire te ketyre personazheve , ata qe mendojnd ndryshe , Jane shume . Te ndare ne dy kolona , domosdo . Ata kercejne dhe idhujtaret varda kenge e Hosana ...
Vereni se si jane te veshur me perdysy te bardha qe ju ka qepur Ramiz Alia te gjithe ketyre udheheqesve te ardhshem te kesaj palo demokracie qe vinte. Kemi shpresuar se Rama ishte ndryshe, por jo, edhe Ai ishte i gatuar ne guzhinat e Ramiz Alise. Ishin veshur te gjithe me perdysy te bardha , qe sigurimi i diktatures ti kishte ne ruajtje.
Pardesyte e bardha te kurves r.alia vazhdojne te drejtojne politiken po kurve dhe Shqiperine e lodhur prej tyre.