“Idioti i dobishëm” në shërbim të Ramës, Nurellari: Opozita si pronë private dhe aleanca me pushtetin kundër SPAK (VIDEO)

21 Shkurt 2026, 22:21Politika TEMA
“Idioti i dobishëm” në shërbim të Ramës,

Bashkimi në sulme të paprecedenta me mazhorancën kundër SPAK, e zhvesh opozitën nga morali dhe roli i saj vendimtar në funksisonimin e demokracisë. Kjo është drama e shqiptarëve sipas analistit Adri Nurellari. Në një intervistë për Tema, Nurellari analizon përplasjene  kryeministrit Rama me drejtësinë   duke e lexuar situatrën si një skemë të njohur reagimi të pushtetit: drejtësia pranohet vetëm për aq kohë sa nuk prek qendrën e vendimmarrjes. Sapo hetimet afrohen, sidomos në çështje të ndjeshme që lidhen me figura kyçe të qeverisë, reagimi politik shndërrohet në presion, delegjitimim dhe viktimizim publik.

Përplasja e Edi Rama me drejtësinë për çështjen që lidhet me zvkryeministren Belinda Balluku, si edhe rasti Salianji, sipas Nurellarit, tregojnë se pushteti shqiptar vazhdon ta shohë ligjin si instrument për të mbrojtur pushtetin dhe sulmuar opozitarë. Referuar lojës së procedurave për imunitetin e zyrtaes së lartë, Nurellari i kthehet origjinës së konceptit të imunitetit politik, i cili në demokracitë funksionale shërben për të mbrojtur përfaqësuesit parlamentar nga ndëshkimi arbitrar, ndërsa në Shqipëri është deformuar në një mburojë personale për “të fortët” e politikës.

Aanlisti e përshkruan sjelljen e kryeministrit përmes “teorisë së lojës” dhe metaforës së “fortesës”. Sipas tij, pushteti është shndërruar në një strukturë të mbyllur, ku çdo hallkë ka peshën e vet. Në këtë lexim, Balluku shihet si dominoja e fundit: rrëzimi i saj do të rrezikonte ekuilibrin e gjithë sistemit të ngritur mbi kontrollin politik. Prandaj sipas Nurellarit, reagimi është kaq i ashpër dhe emocional, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje individuale, por për frikën e një precedenti.

Në këtë përballje, vëmendja e Bashkimi Evropian është një faktor i rëndësishëm. Mesazhi, sipas Nurellarit, është i qartë: shteti i së drejtës nuk është një opsion, por një kusht themelor. Çdo tentativë për të politizuar drejtësinë ose për ta paraqitur atë si armike të pushtetit, shihet si regres në procesin e integrimit evropian.

Analisti e gjen të fortë rolin e opozitës në këtë betejë të kryeministrit me drejtësinë duke sqaruar se në një situatë normale opozita do të duhej të ishte në mbështetje të SPAK, por realiteti tregon krejt të kundërtën.  Nurellari thekson se aleancat e heshtura e opozitës me qeverinë kundër SPAK dhe retorika selektive ndaj drejtësisë e kanë zhveshur opozitën nga fuqia që do të duhej të kishte në një system demokratik. Kjo sjellje politike, e mbështetur te “decibelët e ulërimave” dhe jo te argumenti, ka prodhuar një distancim të thellë të qytetarëve. Arroganca e opozitës dhe komoditeti i vendit të dytë, sipas Nurellarit, janë kthyer në një dramë kombëtare: shqiptarët nuk shohin alternativë reale, por vetëm një përballje sterile mes pushtetit dhe një opozite të leverdishme.

Analisti Adri Nurellari, thekson ndër të tjera se paralelja e Ramës  “o unë o Berisha” nuk është thjesht një slogan, por një model i rrezikshëm politik, që e redukton demokracinë në zgjedhjen e  të keqes më pak të keqe. Opozita ka edhe në Azerbajxhan, edhe në Rusi e vende të tjera të ngjashme, thotë Nurellari, opozitë që është fasadë dhe si e tillë duket se po kthehet gjtihnjë e më shumë opozita shqiptare, e cilas sipas anbalistit është kthyer në pronë private dhe është shumë larg misionit të saj.