Njoftohet data e protestës së radhës e Partisë Demokratike

21 Shkurt 2026, 22:00Politika TEMA
Njoftohet data e protestës së radhës e Partisë Demokratike

Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt.

Sali Berisha, e ka bërë të ditur këtë datë në një mesazh drejtuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike.

“Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, lexohet në mesazhin e Berishës.

Mesazh Drejtuar të Gjitha Strukturave të Partisë Demokratike

Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!

Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.

Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.

Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.

Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!

Përshëndetje të përzemërta.

Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënen

7 Komente

  1. A
    Agjenti 007

    Berisha a nuk u kenaqe me protesten e dates 20 shkurte qe as njemije vete nuk i kishe ne proteste organizo sa te duash ptotesta por tani populli jane merzite me ty dhe kane filluar qe ne protesta pjesmarja eshte tkurur se kane be wejfe mety dhe me ata balot qe te vijne mbrapa ty Berisha ti vete me gojen tende bie brenda sepse nga fjalet qe thua qe ishte protest paqesore ore njeri ti je mesuar te beshe rremuje dhe ta ktheshe ne lufye civile me molotove e te tjerat.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Thirr te vdekurit, se ata jane shoket e tu..!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haaaa gallate

        Ky i trajtojne si skllever si prône te tij , ejani ne proteste kur dua une , futuni ne burge per mua , digjni institutionin per bythen e familjes sime... A Kane pak morale keta skllever ok bere nje protest erdha bere te dyten erdha , tani une nuk jam prona jote te me trajtosh si nje skllav

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marenglen

          Boooo. Prape proteste. Po si nuk ju vjen turp, ne nje kohe qe Rama e futi Shqiperine ne Bordin e Paqes, ketu thirret protesta. Rama po vendos paqen boterore sebashku me D.Trump ndersa ketu ngrihen ca poterxhinj e prishin imazhin e shkelqyer te Shqiperise qe e ka ngrit z.Rama me talentin e tij te jashtezakondhem. Ka ardhe koha qe qeveria te marre vendim per ti ndaluar protestat, ose le ti bejne ne mal te Dajtit por jo ne mes te Tiranes ku ka edhe trup diplomatik dhe gazetar te huaj. Rama ndreq imazh, kurse keta prish me protesta,deri kur do ti lejojme. ne per kete pune ua kemi dhene 83 mandate, qe ta beni zap opoziten e jo ta leme te beje sipas qejfit te Berishes e te atyre pabuksave qe e ndjekin. Mjaft eshte mjaft.Keta duan Enverin e ti cojne te gjithe ne burg si varg specash, por c'ti bejme botes e imazhit te Shqiperise aq me teper qe tani jemi ne Bordin e paqes.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Ishalla kryekrimineli ka vajtur në të sëmës deri në atë datë, ose SKAPI do të zgjohet nga gjumi letargjik. SKAPI merret vetëm me budallallëqe dhe jo me destabilizimin e vëndit nga dashnori përjetshëm i SKAPIT Sali Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Ganiu

              Protest pa komandant ai laget nga dy pika uji iken me vrap.ne cdo lufte po iku komandanti bie ushtria.kshu se mundim dot narkoshtetin

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kumbaro anetare e lart e PD

                Proda dhe Hoxha po ferkojne duart ksajt her, cdo protest qe do ndodh tani e tutje do te sjell vetem ulje ne rradhet e tyre

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje