Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

21 Shkurt 2026, 16:15Politika TEMA
Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky

Juristi Ylli Manjani ka reaguar për lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit, se gjyqtarë të Republikës po detyrohen të marrin vendime kundër bindjes së tyre, për "çështje të nxehta" që janë duke ndodhur aktualisht, pasi po shantazhohen nga prokurorët e SPAK.

Sipas Manjanit, shantazhi në vetvete është akt mafioz dhe shumë më i rëndë sesa e liga që mund të ketë bërë i shantazhuari.

Avokati dhe ish-ministri i Drejtësisë sqaron se përgjegjësia për aktet e administruara në dosje i takon organit që i administron ato për shkak të hetimit, rrjedhimisht SPAK.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Shantazhi është krim mafioz

Përdorimi për shantazh i të dhënave hetimore që janë siguruar në hetimet ndaj Ergys Agasit, quhet krim. I organizuar madje në stil mafioz.

Vendimet nën shantazh janë të padrejta.

Shantazhuesi është kriminel i tipit mafioz. Kushdo që e bën ashtu quhet: mafioz.

Kujdes, shantazhi nuk është korrupsion, as ndikim i paligjshëm e as shpërdorim detyre. Këto të fundit ti puthësh e ti vësh në ballë përpara shantazhit mafioz.

Nëse është e vërtetë se me të dhënat hetimore të dosjes "Agasi" shantazhohen gjykatës e prokurorë, akti është i rëndë dhe i tipit mafioz. Edhe kur këtë gjë e bëjnë shtetarë të drejtësisë njësoj është, mafioz.

Vendimet e gjykatave, ku gjykatësve të tyre u tregohet materiali shantazhues, janë të padrejta. Janë mafioze.

E kuptoj se shumë njerëz mendojnë se përse e kanë bërë veten ata gjykatës e prokurorë të shantazhueshëm. Edhe unë nuk po i justifikoj në asnjë kuptim, përkundrazi i ftoj të dorëhiqen sa më parë nga detyrat të mbajnë.

Gjyqtarë të Kushtetueses të parët.

Gjyqtarë të Vettingut, gjykatës e prokurorë që e dinë se janë të shantazhueshëm, duhet të dorëzojnë detyrën, përpara se të kapen gafil.

Por shantazhi në vetvete është akt mafioz. Shumë më i rëndë sesa e liga që mund të ketë bërë i shantazhuari.

Nuk e di se ç'video, foto apo biseda telefonike ka SPAK në atë dosje, por përdorimi ligjor i tyre nënkupton vetëm në atë proçes, dhe jo kundër kujtdo tjetër jashtë tij. Çdo përdorim tjetër quhet shantazh. Mafie quhet.

Gjithnjë nëse janë të vërteta aludimet ne nënzëshme për gjykatës që ndryshojnë mendim  dhe marrin vendim kundër asaj që mendojnë.

Tani i bie t'i lutemi Gysit ti nxjerrë ato video vetë që të bjerë përdorimi i "monopolizuar" i tyre nga ata që i administrojnë për shkak të hetimit.

Me atë rast u bie edhe çmimi spekulantëve politikë e mediatikë...

Mirë do ishte në fakt,  të dalin ato video, foto e biseda që të bëhet edhe një vetting tjetër në drejtësi dhe, mbase kuptojmë edhe se kush ka kërkuar "ndihmë" për të kaluar vettingun...

Se me shantazhe nuk ndërtohet asgjë e drejtë.

29 Komente

  1. S
    Sali

    Spaku berishist me prokurore te pa afte shantazhon gjyqtare qe te pranojne cdo akt criminal te tyre

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      Po me cfare i shantazojne pse nuk e thua nese e di? nese nuk e di, pse ha mut kot? Manjani thjesht po aludon, ndersa ti e ben fakt te kryer. Qe te na bindesh nxirri faktet, ne mos kris bythen!

      Përgjigjjuni
      1. K
        K O R C A

        O komentuesi Anna , mendoj se duhet te jemi me te kujdesshem kur diskutojme per probleme te fushave qe nuk kemi njohurite e duhura . Ylli Manjani eshte jurist i shquar , por dhe njeri i ekuilibruar , qe nuk i lejon vetes te bjere ne nivelin e pacavureve te SPAK - ut , gje qe mund ta bente nje njeri mendje lehte , se keto nuk jane probleme per te shuar kureshtjen , por lendojne rende qytetare e ndoshta shkaterrojne familje te tera !

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhë Pështan Tribune

          Edhe Jezu Krishti ishte i pafajshëm, tha Shvejku, dhe megjithatë e kryqëzuan. Askush askund nuk është shqetësuar ndonjëherë për pafajësinë e Jezu-së. Yllka Manjani e paska zgjidhur me ne fund. Faji është I gozhdëve-po mos ishin ato Jesuja do kish shpëtuar - përfundon Manjani I vonuar

          Përgjigjjuni
        2. K
          Karenina

          Ana, ate krisjen e bythes e ke nga experience personale ngaqe e ke perdor shume, perdore dhe anen tjeter ndonjehere se e bere bythen cope!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta tjeter

            Ngadalë Ana, ngadalë, mos u bëj kondrapedale ndaj cdo gjëje. Manjani i ka rënë pikës këtij problemi. Dhe , ja ta them unë ku qëndron thelbi i së vërtetës . Dihet se të gjithë gjyqtarët , prokurorët në këto 35 vjet kanë qenë e janë të korruptuar , janë pasuruar duke abuzuar me postin e tyre. Kush më shumë e kush më pak . Dhe, sigurisht që diku kanë lënë gjurmë e prova të dallavereve të tyre . Pikërisht këtu qëndron dobësia e tyre ndaj shantazhit. "Republika e prokurorëve SPAK" , nga gjithë hetimet që bën , seleksionon materiale kompromentuese edhe për gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe këto i përdor per shantazh . Pra , ose merrni vendime që u kërkojmë ne , ose ..... e kuptoni vetë ...

            Përgjigjjuni
          2. I
            Iliri

            Asnje shantazh nuk i ben Spaku gjyqtareve. Po dridheni nga frika, o hajdute.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saliu i vjen hakut bandes se Spakut, dhe mire ben

              Prokuroret e Spakut Dado, Premci, Dumani etj. duhet te arrestohen per si organizate kriminale, por puna eshte se nuk ka kush ti arrestoje. Vetem Berish mund ti arrestoje ata nese i kerkohet kjo.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bravo Sali

                Saliu nuk areston dot Lirine...qe i shkon me komshine!!!

                Përgjigjjuni
            2. A
              Alfred

              Te behen publike te dhenat e dosjes, si ne rastin Epstein! Keshtu shfryhet edhe balona e mbushur me shantazhe, qartesohet edhe pamja.

              Përgjigjjuni
              1. K
                K O R C A

                Edhe nje prove tjeter me e forte qe perforcon faktin Se SHQIPERIA ESHTE BERE REPUBLIKE E PROKUROREVE , me reformen ne drejtesi qe inicjuan BE dhe SHBA - ja ! Ylli Manjani duket jurist i pergatitur dhe me kapacitet qe po na ben ta admirojme per shkrimet e tij te argumentuara aq mire , sa qe asnje jurist tjeter nuk ka guxuar t`i kundershtoje

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Nga shiu ne bresher me kete mut c'drejtesi.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T

                    Manjan,puna eshte se shumica e juristeve ne Shqiperi jan gjin gjoner,e ke ndigju ate shprehjen qe nuk ka ku e ze qeni? Sepse rrobat e tij jan te shqyera nga te gjitha anet,dhe nuk I ka ngel gjesendi qenit. Edhe juristet pergjithesisht ne kete derexhe jan,njani ma mut se tjetri.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .

                      Ka mbaru Reforma, o shoku Ripjelles. E boni Lideri si i desh. Nuk ka me gjyqtar e prokuror Plepash. Jane te Ferrave tani Po ju e keni krahasimin me kohen e Ahmet Zogut. Aq u ka dhene zoti

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Semion

                      Santa Quaranta .........

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                        █ Ylli Manjani ? = Eksplisit , Elokuencë juridike e kuptueshme per te gjitha moshat ( 1 muajsh - 2400 muajsh ), trim, inteligjent. ██Një thirrje per Linda Rama , bashkshorte e Kryeministrit Edi Rama . 1█ Z. Linda Rama, te lutem lexoji të gjitha komentet , prononcimet e avokatit Ylli Manjani ne gazetën Tema dhe mbasi te formoni bindjen tuaj per avokat Ylli Manjani , sigurisht pozitive ( jam i bindur 100%) , flisni me Edin per prezencën e avokatit Ylli Manjani ne një punë qe lidhet me Drejtësinë SHqiptare , që të jetë e dukshme dhe shumë e kuptueshme puna e tij. 2 █ Në të gjitha familjet e emancipuara , në botën perëndimore , moderne , vendos gruaja dhe STOP ( XX strongest XY ) 3█ Edi é inteligjent , i pashëm, i guximshëm , proaktiv , por ka një difekt , që é sëmundje e te gjithë njerëzvet me nivel të lart koshience ( nuk e ul hundën ) , ndersa Ylli asnjë ndryshym nga Edi por duhet te jetë më shumë tolerant ndaj eprorëvet , sidomos kur ata janë më të mëdhenj ne moshë. 4█ Po ju kujtoj qe nje Kryetar Bashkie ne nje nga qytetet më modern perëndimor mori një ish gangster ,te dënuar 6 vjet dhe mbas burgut e vendosi shef policie aktualisht . 5█Shumica e SHqiptarvet duan që të permirsohet imazhi i SHqiperisë. 6█ Jam i sigurtë qe Edi do të konfirmoj sugjerimin tuaj sepse ka shumë " frikë" nga ju ( he loves you ). 7█ SHqiperisë i duhen njerëz guximtar, inteligjent, largpamës, modern. Ti provoje Yllin per 6 muaj, 1,2,3, vjet . Çdo punë ka treguesit e saj dhe av. Ylli Manjani n.q.s. nuk i permbush ne një kohë llogjike këta tregues dëmton imazhin e tij . 8█ Z. Linda jam (16% older than you , ose nqs do te isha martuar 8 vjeç do ta kisha djalin ose çupën ne moshen juaj ). 9█ RRoftë teknologjia ! - テクノロジー万歳!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Epiri, djepi I shqiperise

                          ????????????????

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhezo

                            O Xhevit, Kujdesu pak per vehten!

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Sosialist-jo rilindas

                            Manjan, je juristi me kapacitetin dhe guximin e duhur per te marr ne dore kete mut drejtesie. Te degjoj me shume kujdes kur flet. Nëse miniistri I drejtesise, apo kryetari I gjykares do te behej me votim, jam I bindur qe nuk do fitoje, sepse do ti blenin votat qe do ishin pro teje

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjygjetari i pa kualifikuar

                              Ne institucionet e drejtesise jane vendosur individe qe duan te shembim shteti shqiptare me cdo kusht

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sinqeritet

                                A i shohin me seriozitetin e duhur keto ceshtje qe ngre Ylli qofte edhe ne kete shkrim politikane,gjyqtare,njerez me pushtet ose ndikim per te bere ato gjerat e duhura per nje reforme te vertete ne drejtesi.Kjo qe kemi perndryshe do na kthehet ne antireforme.Konsulenca e huaj duhet bere me personalitete te njohur e me integritet.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rorirota

                                  Të gjithë juristët e rinj përgatiten nga Argita, të vjetrit janë kolegë të saj, ata të plepave i përgatiti vetë Sala, prandaj të gjithë në shërbim të SB. Të heq kapelen për realitetin juridik që përshkruan.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                                    o Xhezo , Une te njoh mire , por une nuk mund te beja perjashtim ne shperndarjen e " Kartavet Te Nderit" , kriteret janë kritere , jane 15 persona qe vendosin , ju siç duket nuk plotsoni kriterin e moshes . Mbarsi !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sypeshkaqeni i Gerdecit qe tall bythen me SPAKun e

                                      SPAK = GESTAPO

                                      Përgjigjjuni
                                      1. k
                                        kris

                                        A u kthye Ergys Agasi nga pushimet ? A ka ndonje informacion Ylli?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Q
                                          Q. K.

                                          Po KY flet me gjuhen e Berishes , more ! Berisha e quan "Organizate kriminale " , KY " Krim I orsganizuar " ! Pyesni ndonje linguist qe t 'u sqaroje dallimin semantik !!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Malua

                                            Te qajme ne tani se shantazhohen,perderisa ka vend per shantazh ja qe llum jan te dyja palet!S’ kemi ca themi per kto pune,mbase do e gjejne nga diku dhe ata.Nejse,kjo me shume se tymnaje meriton te shpjegohet me fakte,vetem ateher do kishte vlere per ne lexuesit,se keshtu le te vrasin veten ata cte bejme ne.Vet i kane ne dore te gjitha.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. k
                                              kasem gahinji

                                              ASNJE shantazh nuk ka ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve. Po iu thuhet e verteta hapur-:jeni TE politizuar, pra ne kundershtim me status in ligjor. Jeni ne shperdorim te hapur detyren Duke shkelur ligjin dhe kushtetuten. Keto Jane thene deri tani. Iu kercenohet jeta? Une them jo, sepse ASNJE, sa kam lexuar nuk ka thene "do te te vrase ty, Duman". Fyerje po, qe nga Saliu I pari. Nese ti, Udhi Menjani, di gje per kercenimet e shantazh na I jep me fakte, qe ti dime dhe ne. Nese ka te tilla dhe u behet shantazh, kjo tregon dhe anen tjeter te medaljes:keta Jane futur Ne pershesh, Kane ngrene luge e corbes TE felliqur dhe vjellin tere jeten"

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Iliri

                                                E keqja eshte se JAN TE SHANTAZHUSHEM QE SHANTAZHOHEN!

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje