Neni 242 përballë Kushtetutës? Manjani: Ligji s’mund të japë më shumë privilegje se sa parashikon themeli kushtetues

21 Shkurt 2026, 09:50Politika TEMA
Neni 242 përballë Kushtetutës? Manjani: Ligji s’mund

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka rikthyer në vëmendje një precedent të rëndësishëm të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të vitit 2002, për të vënë në pikëpyetje ndryshimet e propozuara në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Duke iu referuar një vendimi që kufizonte privilegjet ligjore përtej atyre të parashikuara nga Kushtetuta -në një çështje që lidhej me Kontrolli i Lartë i Shtetit- Manjani ngre pyetjen nëse sot mund t’u jepet institucioneve mbrojtje më e gjerë se ajo që garanton vetë Kushtetuta.

"Sa për informacion.

Gjykata Kushtetuese e vitit 2002, teksa gjykonte një kërkesë të Kryeministrit, të cilin e përfaqësova në gjykim si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka arsyetuar në thelb se:

Ligjet nuk mund t'u japin institucioneve kushtetuese më shumë atribute, privilegje dhe mbrojtje nga sa u ka dhënë vetë Kushtetuta.

Kërkesa jonë në këtë çështje ishte mbi tejkalimin e privilegjeve dhe mbrotjes kushtetuese, që Ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i jepte kryetarit të tij.

Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë dhe vendosi standartin që për organet kushtetuese mbrojtjen e përcakton Kushtetuta dhe, ligjet nuk mund të japin më shumë mbrojtje/garanci/privilegj.

Natyrisht, kushtetuta ka ndryshuar substacialisht që nga 2002,por principi mbetet.

Tani, pyetja që shtrohet sa i takon nenit të famshëm 242, që propozohet të ndryshohet me një listë me institucione që nuk barazohen me imunitetin e deputetit:

A mund ti japim më shumë mbrotje sesa i ka dhënë Kushtetuta kryetarit të KLSH?

Nëse po, po me këtë vendim e standard si do ja bëjmë?!" - shkruan Manjani.

2 Komente

  1. B
    Bureto

    Manjani ka të drejtë, por ky problem lindi sepse në rastin e kërkesës së Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, për pezullimin e Ballukut, ku pretendohej se ai ishte në kundërshtim me nenin 103 të Kushtetutës, GJ.K nuk qe në gjëndje të jepte një vendim shterues, por e la siç thuhet 'as mish e as peshk', dmth 'remi', gjë e pazakontë në analet e drejtësisë ku vendimet jepen pa ekuivok: ke apo nuk ke të drejtë, ke apo nuk ke faj; por barazim ose remi kurrsesi, se të tilla ka vetëm në sport. Bile ishin vetë katër nga gjykatësit kushtetues që në arsyetimin e tyre i kërkonin Kuvendit që ta rregullonte 'përplasjen' e Nenit 103 të Kushtetutës, në vetvete shumë i qartë, me nenin 242, që sipas tyre nuk ishte i tillë (?!). Ishte kjo arsyeja pse u shkua në rishikimin e nenit 242 pika 2 në proces që është në proces miratimi në Kuvend. Nëse GJ.K do kishte dhënë një vendim shterues, pak rëndësi do kishte në favor të kujt do ishte ai, problemi mbyllej aty, ai vendim do të kthehej automatikisht në normë kushtetuese edhe për të ardhmen, dhe nuk kishte asnjë arsye të kalohej në procedurë parlanentare, për shtesat që po i bëhen nenit 242/2 të K.Pr. Penale, për më tepër kur aty lista e përjashtimeve nga pezullimi i funksioneve kushtetues ka dhe ca tepërime, si psh ai i presidentit, Av. të Popullit, kryetarit të KLSH dhe të vetë anëtarëve të GJK.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

      Per Bureto . █O Bureto , mendimi im per ty : 1█ ti shikon Ylli Manjanin qe shkruan dhe kerkon te shkruash edhe ti. 2█Mua ( si nivel i ulet ne pergjithsi dhe idjot ne termat juridikë )më duhen 2-3-4-5-6-7-15 avokat (shokë e tu në mentalitet ) , qe të të interpretojn ty . 3█ Ti dhe shumë, shumë, shumë si ti ke problem gjenetik , ( é i pa riparueshëm , ndoshta me ndryshymin e gjinisë ......). 4█Ty te pelqen te lëvizësh me ndonjë dosje ose çantë ( sikur ke formulat e "NEUTRONIT" brenda çantes ), dhe te japësh opinione ne ndonje gazetë ose studio per te lën pershtypjen e kompetencës. 5█ Unë jam burr me i keq nga ty sepse kam perdor tek Gazeta Tema 50-100 nickname ( kam frikë te vendos emrin , si puna jote ) , ndërsa Ylli Manjani vendos emër , mbiemër........

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje