PD reagon pas trazirave në protestë: Policia na sulmoi dhe besimtarët myslimanë

20 Shkurt 2026, 21:41Politika TEMA
PD reagon pas trazirave në protestë: Policia na sulmoi dhe

Partia Demokratike ka reaguar pas protestës së katërt kombëtare, duke akuzuar forcat e Policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në oborrin dhe zyrat e selisë së saj.

Sipas PD-së, gazi lotsjellës ka ndërprerë edhe faljen e besimtarëve myslimanë.

"Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.

Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur.

Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.

Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike", thuhet ne reagimin e PD

3 Komente

  1. T
    Toni

    Ju lumte iku Ramaduro shpetuam

    Përgjigjjuni
    1. S
      STRUGA

      Ju PEDE-** jeni Cancer i Kombit! Kanceri duhet të kurohet me mjekim extrem. Zhdukuni o të paftyrë se latë nam ! Jeni këllira dhe jashtëqitje e Kombit.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti anarkisti

        Hile e madhe nga PD / PEDERA/ doni ti përçani shqiptarët në baza fetare që kanë vlerën e trye fetare. Por JO, se iu njohim që jeni bastard dhe spiune të huaj. Turp për PD e Karaxhqit me vëllezërve të tij. Poshtë fashizmi PD.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje