Gogu reagon ndaj protestës së opozitës: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

20 Shkurt 2026, 20:15Politika TEMA
Gogu reagon ndaj protestës së opozitës: Qytetarët nuk duan

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj protestës së fundit të opozitës në Tiranë.

Gogu shprehet se ata që pretendojnë të jenë “zëri i qytetarëve” në fakt nuk përfaqësojnë aspiratat reale të tyre.

“Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë! Por ndaj dalin në zgjedhje ashtu siç dalin”, – shkruan ministri.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë kërkojnë stabilitet, punë të përditshme dhe zgjidhje konkrete për problemet, jo tensione apo përplasje politike.

“Qytetarët duan Shqipërinë europiane që vështirësitë dhe problemet që ka i zgjidh me punë të përditshme! Dhe Shqipëria nuk ndalet!” – përfundon reagimi i ministrit Gogut.

1 Komente

  1. P
    Palaço Mavi

    Qytetaret ju duan juve, hipokrit e sharlatan, grabites e talles. Nje force politike qe ka marr armet e hunjte, qe vetem per bllokun e Likes, iu turren kryeministris me parrullen e zgjidhjes politike. Zhdukuni, bashke me Berishen qe u mban ne pushtet! Palo burra, alabak politikane qe vetem per qytetaret nuk mendoni.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje