Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës së sotme, kur sipas një skenari tashmë të përsëritur, ai që njihet si “grupi i zjarrit” i PD ka nisur të hedhë molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të ndërtesës së Kryeministrisë.
Pamjet filmike tregojnë se si një grup i vogël protestuesish hedh mjete piroteknike, por ajo që vihet re qartë në video është reagimi i pjesës tjetër të protestuesve. Sapo nis hedhja e molotovëve, shumica e të pranishmëve largohen me vrap nga zona, duke u distancuar nga përplasja dhe duke lënë të izoluar grupin që ndërmori aktet e dhunshme.
Lini një Përgjigje