Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka artikuluar një qëndrim të fortë kritik ndaj sistemit zgjedhor dhe mënyrës se si funksionon opozita në Shqipëri. Ai shprehet kategorikisht kundër koalicioneve, duke i cilësuar ato si mekanizma që prej vitit 2001 kanë dobësuar dhe “thithur” Partinë Demokratike. Sipas Murrizit, votat e demokratëve kanë përfunduar shpesh në favor të kundërshtarëve politikë, për shkak të pazareve dhe marrëveshjeve të brendshme.
“Me kë duhet të jemi ne në koalicion? Me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën? Që kanë marrë tre herë mandat nga PD-ja por bashkojnë votat me Ramën. Me kë? Me LSI-në që s’ka lidhje me qendrën e djathtë. Me Tik Lapajn? Unë jam kundër kategorikisht!”, tha Murrizi për A2 CNN.
Një nga akuzat kryesore lidhet me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, të realizuara nga Sali Berisha dhe Edi Rama, të cilat sipas tij prodhuan një sistem që dëmton sovranitetin e votës. Murrizi thekson se me një sistem si ai i Kosovës, Rama nuk do të ishte sot në pushtet.
“Shqipëria ka nevojë për një zonë zgjedhore. Unë kam hapur listat të cilët këta e mbyllën kodin zgjedhor dhe për turpin e tyre mbyllën 1/3-n duke thënë që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që s’kishte asnjë presje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur 1 treta. Nëse Shqipëria do të ketë sistemin zgjedhor të Kosovës, Rama nuk është në pushtet”, shtoi ai.
Sa i takon protestave, Murrizi shprehet se do të jetë në çdo tubim kundër qeverisë, por nënvizon se rrëzimi i qeverisë bëhet me votë, jo vetëm me protesta. Ai kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, por edhe një riorganizim të brendshëm të opozitës, duke theksuar se enturazhi rreth Berishës duhet të ndryshojë për t’i dhënë frymë të re Partisë Demokratike.
“Duhet një qasje tjetër te qytetarët dhe jo njerëz që nuk i do kurrkush dhe nuk i ka votuar njeri. Enturazhi që rrethon Berishën duhet të qërohet një orë e më parë”, tha ai.
PRAP KY TOROLLAKU UA LE FAJIN ATYRE QE BEJNE KOALICION ME PD DHE JO KRYESORIT QE ESHTE SALI KRIMINELI.
Burrat me ze te holle nuk quhen as gra. Por quhen bura te tredhur. Kurse ky birboja, alo Lushnja, ka lindur i tredhur nga mente e kokes.
Sa i pafytyre je o Murriz katnari. Ti thua te enturazhi i Saliut por te rrije Saliu! Sa thelle ta ka fut virusin Saliu bre burrec buburec. Nuk te lejohen keto per moshen qe ke u Murriz gramafoni i prishur i Saliut. A e mendon ndonjihere se konsiderohesh klloun i sektit me leproze te Saliut o derdimen nga Kavaja? Kavajsit te japin uje ne bisht te luges, ndersa ti pi shurren e familjes nongrata.
Nje zone zgjedhore thote Mutrrizi qe te fitoje e majta gjithmone