
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar përmes rrjeteve sociale pasi militantët e Sali Berishës hodhën molotovë, fishekzjarre dhe furë drejt efektivë të policisë që kishin krijuar nëj kordon sigurie përballe Kryeministrisë.
Koçiu shkruan se "dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve".
Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në rrjetet sociale:
U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.
Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.
Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit.
Mère masa zonje jane rrugaç , ligji te veproje
Z ministre vepro sipas ligjit , arestoni saliun dhe grupin rreth tij , ne mos jepni dorheqie .
À JU SHKERDHEFSHA ROBET TE GJITHEFE SA JENI ATY
Keqbërësit në burg!
Me cte drejte ky shkerdhe komunist ,djeg,shkaterron,vret . ..bastardet berrishjane ne burg...vota nderron sistemin! Kush paguan demet?