Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë shtetërore në Jordani me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II.
Vizita dyditore, me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, synon të ngrejë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vizita e Presidentit Begaj në Amman pason atë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, vitin e shkuar në Tiranë.
Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit, ndaj dhe kjo vizitë e Kreut të Shtetit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë synon një hap të mëtejshëm pozitiv drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.
Çfarë mund të japë kjo vizitë?Asgjë.Vizita duhen bërë në Amerikë,Gjermani,Francë,Itali,Turqi,etj etj në shtetë që ke se çfarëmund të përfitosh.Kjo vizitë është sikur të vesh në fshatin tim dhe mos vesh në Korçë...
Takohet Beromi dhe Abdullai lajm shume i rendesishem, e dha dhe CNN
BAJRAM CURRI DHE ABDYL FRASHERI ,,
Politikan mē tē dobēt kurrē nuk ka njohur vēndi.Ashtu ndodh kur Presidentin e Republikēs e propozon ambasada Amerikane dhe jo PS.