Ish-deputeti Gjoni: Zelli i Shqipërisë për të qenë në Bordin e Paqes, i panevojshëm

21 Shkurt 2026, 10:20Politika TEMA
Ish-deputeti Gjoni: Zelli i Shqipërisë për të qenë

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar në RTSH1 se diplomacia shqiptare duhej të tregohej më e kujdesshme me praninë e saj në Bordin e Paqes.

Duke komentuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes përmes kryeministrit Edi Rama, Ralf Gjoni theksoi se pavarësisht marrëdhënies strategjike me SHBA-në, vendi ynë ka një raport me Bashkimin Evropian ku kërkon të anëtarësohet.

U tregua më katolik se Papa. Ministria e Jashtme duhej treguar më e rezervuar. Ne mund të pranonim zyrtarisht pjesëmarrjen në Bordin e Paqes por nuk ishte e nevojshme që të tregoheshim kaq të zellshëm. Mendoj se në ca momente jemi treguar më të zellshëm se vetë kampi ‘Maga’ i Trumpit.

E panevojshme sepse interesi ynë i parë, pavarësisht marrëdhënies strategjike që ne kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duhet ta ruajmë.

Do e ruajmë pavarësisht Trumpit, Ramës, Berishës apo Bushit. Ne kemi një marrëdhënie preferenciale me Bashkimin Evropian”, tha Gjoni.

Ai vuri në dukje se Shqipëria mori pjesë në Bordin e Paqes në një kohë kur administrata Trump kërkon çintegrimin nga aleancat e dikurshme.

Duam të aderojmë, të integrohemi në Bashkimin Evropian. Një moment që administrata Trump po shkon drejt çintegrimit me aleancat e dikurshme të NATO-s transatlantike ne dëshirojmë të integrohemi në këtë klub të cilin administrata Trump e cilëson si një rrezik për interesat primare amerikane.

Ishte e pakujdesshme nga diplomacia shqiptare që të tregonim një zell kaq të madh duke pasur armiq në Evropë.

Unë vërej një frymë evropiane skeptike ndaj Bordit të Paqes. Në takimin e parë të Bordit të paqes vërej një mungesë të theksuar evropiane”, deklaroi më tej Gjoni.

10 Komente

  1. L
    LSI

    Vetem një përgjigje te thjeshte për kete palaço me shumë flamuj partie, ik pirdhu mos jep mend si nuk i shërben askujt

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lësëisti vjetër

      Akoma kujton ky kastraveci se ka mend për të dhënë ? Ky aguridbeja flokët e gjata dhe fare pak mend .

      Përgjigjjuni
    2. K
      Komentuesi

      PO VEREN QE NUK VEREN MOR I DASHUR POR EUROPA ( TE PAKTEN TANI PER TANI) NUK KA NGA TJA MBAJE DHE RAMA E KA VENE RE SE SHPEJT A VONE EUROPA DO TA PRANOJE BORDIN DHE SHQIPERIA NUK E KA LUKSIN TE PRESE. ......NUK ISHTE NEVOJA TE FLISJE , KUR TE TERE E DINE SE JE PROFAN NE POLITIKE....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik

        Shume i mençur ky Gjoni.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bato

          Te zgjodhen per sherbetor dhe te dhan ofiqin e deputetit. Kaq ju desh opinion it te shohi cfare trapi ishte!?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Mjere ai shtet qe do e ndertonte politiken e tij sipas udhezimeve te gjithologeve internetike

            Përgjigjjuni
            1. a
              armand

              Edhe sot e bere interesantin Zoti ish deputet. Europe , SHBA , Israel , Turqia , vendet arabe. Keta jane lojtaret e lojes Zoti ish . Analizoni me ftohtesi raportet e Shqiperise me te gjitha keto shtete qe nga themelimi shtetit shqiptare e deri me sot dhe s'duhet te jesh fenomen per te kuptuar qe zgjedhja e Shqiperise ishte ajo e duhura . Mos harro edhe faktin qe shumicen e kohes ne fjalimin qe mbajti Rama ja kushtoi UCK dhe kjo i ben zero gjithe "gabimet" qe mund te jene bere me pjesmarrjen ne bordin e Trumpit, individ nga i cili duhet qendruar sa me larg te jete e mundur.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Lepujt qe ishin ne kohen e saliut dhe ilirit dalin tani me renien e sali ilir te na japin mend .Po pse si kishit bere kur udhehiqnit vendin o bazhibozuke ? EDI RAMA nuk ka nevoj per mend tuaja .Koha do ta tregoje .

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kris

                  u rriten plepat e Saliut dhe po na bejne hije

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtari.

                    O Ralfo treni amerikan nuk ndalon sa here te duam ne.Ai te thote erdha une.Do te vish apo jo.E kape mire se kape.Haj nje mut aty ku je.Ne ato fillime te Rames e provuam nje here me " mbetjet kimike" e kapi tjetri trenin mori ato miljarda dollare i shkaterroi e ca i gjeti, azgje.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje