Petro Koçi ironizon protestën e PD: Si parti shtatzënë që pret të rilindë Berishën, por ‘bebja’ është non grata

21 Shkurt 2026, 10:50Politika TEMA
Petro Koçi ironizon protestën e PD: Si parti shtatzënë

Nga Petro Koçi

Opozita e ridëshmoi mbrëmë se është e kapur peng në thesin e të kaluarës së tërbuar. PD, një biçim partie e rreshtuar si një detashment skllevërish që luftojnë shtetin, policinë e tij, e mbytur nga absurdi konceptual shfrytëzoi datën simbolike 20 Shkurt jo për të rrëzuar ndonjë bust, por për të ringritur bustin e gjallë të Sali Berishës.

Busti i Sali Berishës, dikur i instaluar në Presidencë, pastaj në Kryeministri tashmë ka hyrë si fantazmë në barkun e deputetëve e jo pak mbështetësve të PD.

Shkurt, ky grupim duket si një parti shtatzënë që pret të rilindë Sali Berishën. Një situatë absurde, ku një parti lehonë pritet të lindë një bebe fantazmë 82 vjeçe. Për këtë katandisje në një anormalitet që e kuptojnë edhe bebet e vërteta politike, fajin nuk e ka Saliu. As Edi Rama. As gjykatat, as policia, as KQZ, as bandat, as BE, as SHBA. Fajin e ka vetë kjo gruaja, që në gjendjen civile mban emrin Partia Demokratike.

Si nuk e kupton kjo grua që nuk mund të ndodhë që një bebe kur sapo lind të jetë 82 vjeçe? Nuk e kupton sepse është në një situatë patologjike mendore nga e cila nuk po shërohet edhe me asistencë mjekësore nga jashtë. Gjendja është edhe me e ndere kur kujton që bebja, nëse lind do të lindë Non Grata. Shqipëria jonë një maternitet unik në botë!

Maternitet i bebeve të çuditshme politike! Aty ku është shtruar një grua politike që pret të lindë një bust!

4 Komente

  1. T
    Treni

    "Bebja" në këtë rast është me HIV që në lindje.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Narko-opozita perfaqeson Hamasin ne Tirane

      Foton me kundragaz te Saliut, kreu i Hamasit ne Tirane, Rama duhet tia dergoje BE-se dhe Parlamentit Evropian. Turp per BE qe mbron Spakun

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mister ix

        Ceshte ky uau sa u tremba kujtova se ishte ujku qyqja vete ceshte ky more po hiqeni sa me pare kete foto se po na tremben femijet se ju duket si gogoli.Krimineli

        Përgjigjjuni
        1. P
          PAROS MARINZAKU

          O Petroooo, bebjacnuk lindi non grada, por LINDI E VDEKUR

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje