Dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Teritoriale Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi si dhe anëtarë të këtij komisioni, janë pritur në një takim ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Në fokus të takimit ka qenë procesi për reformën e re territoriale, për të cilën opozita ka pranuar të ulet në tryezë me PS, në një komision pariteti.
Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku e quan këtë një moment kyç për vendin dhe qeverisjen vendore.
"Sot, gjatë takimit me përfaqësuesin e Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, në një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e qeverisjes vendore.
Gjatë takimit konstruktiv e të dobishëm për të gjitha palët, diskutuam mbi rëndësinë e këtij procesi, ky synimi ynë është i qartë për të patur një model territorial funksional, financa vendore më të forta, shërbime më cilësore për qytetarët në çdo cep të vendit", shkruan ai.
Teksa debati publik nga ana e opozitës për këtë reformë është mbështetur më tepër mbi numrat që do të ketë harta e re, mazhoranca vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të institucioneve vendore, shërbimet me cilësore dhe përgatitjen e bashkive për të qenë të afta të përfitojnë nga antarësimi në BE. Opozita dhe mazhornaca kanë dakordësuar mbylljen e reformës deri në korrik të këtij viti.
Te qeshur e te ngjeshur, e pse valle nuk duhet te jene te till ? Ata jane bashke, Maznik sllavi esht nje tjeter agjent i vojvodes se rruges Matohiti
Vetem me reforma, guri do vazhdoje e do rrokulliset ne pasiguri e kaos.....turbullo e kthjello...