“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

23 Shkurt 2026, 21:35Politika TEMA
“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”,

Avokati Indrit Sefa, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN e konsideroi kërkesën e PD-së për qeveri teknike, një amnisti për Edi Ramën, duke theksuar se opozita duhet të bëhet gati për t'u përballur me zgjedhjet. 

Sefa ngriti pyetjen se si mundet PD ta sulmojë nesër Edi Ramën duke e pasur partner në qeverisje. Po ashtu avokti tha se mbetet për t’u diskutuar nëse PD-ja është një alternativë me Sali Berishën në krye të partisë.

Zgjedhjet bëhen midis dy alternativave. Patjetër që mazhoranca është në pikën më të ulët sot, është në situatën alarmante, nuk ka pasur ndonjë mazhorancë në situatë të tillë për t’u përballur me zgjedhjet. Por fakti është që qytetarët kur vejnë dhe votojnë shohin dy emra aty, shohin dy kandidatë për kryeministër dhe kjo është diskutimi. Patjetër që opozita përpara se të fajësohet... gjithë diskursi publik ka të bëjë që opozita të jetë realisht alternativë për qytetarët shqiptarë. Sot a është alternativë? Kjo mbetet për t’u diskutuar. Ka njerëz që thonë se është alternativë. Kjo është e provuar në zgjedhjet e fundit dhe doli me atë rezultat që doli. Se nuk e shoh më shumë faktin që mori 510 mijë vota, por më alarmues është fakti që mbetën 230 mijë qytetarë pa votuar nga zgjedhjet e 2023-shit në 2025-ën", tha avokati. 

"Gjithsesi unë mendoj që opozita duhet të jetë e gatshme, jo për qeveri teknike, por të jetë e gatshme të fillojë të punojë për zgjedhje. Qeveria teknike është një amnisti që i bëhet Edi Ramës, në kuptimin e parë të fjalës, i jep frymëmarrje dhe ti për një vit ua bën të mundur qytetarëve shqiptarë ta harrojnë atë. Si do sulmosh ti Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje?! Ky para se të vija unë do thuash ka qenë i korruptuar, por tani nuk është më dhe do bësh zgjedhje pas një viti dhe do hyjmë bashkë në zgjedhje si kundërshtar, por ky para një viti ka qenë i korruptuar?!”, u shpreh Indrit Sefa. 

4 Komente

  1. D
    Dumani

    Hani mut kot o koqe analisti .Ramen aty e keni dhe nje pesevjecar tjeter sa te jete gjalle kerma

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berisha. krimineli duhet varur ne mes te tira

      sali berish kerma di vetem protesta. protesta me ne funt. ja ha menderen. edi rames dhe ikin nga kan ardhur

      Përgjigjjuni
      1. h
        himariotiqis

        Sali Berisha me shume i sherben Rames se sa opozites, te dy mbajne njeri tjetrin , ndyresira morale dhe politike....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bufi fitoje urrrrrrrraaa

          Kazanxhinje Bufi eshte komuniste dhe ata qe e ndjekin kane ( extrême gauche ) extrémiste te majte ...... PS eshte parti moderne , ne Shqiperi nuk ka force politike te djathte kjo kuptohet per aresye historike ....... Nuk bene rrevolucion e djathta nuk hedh molotov e djathta nuk shkaterone institution e djathta, ose jeni te pa ditur ose béni te paditurin.. Bufi eshte komunist ata sexe ndjekin jane komunist...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje