
Nga Ylli Pata
Revolucioni i vërtetë që ka ndodhur në Shqipërinë politike është reforma në drejtësi. Krijimi i një trupe prokuroësh specialë me gjykatat e posaçme, nën ombrellën e fuqishme të SHBA dhe BE, ka sjellë një tronditje kolosale në vend.
Politikanët dhe zyrtarët e lartë janë pjesa më e prekshme dhe më e kollajtë për tu goditur nga SPAK, i cili i ka rënë mazhorancës me topuz në kokë, e siç thotë Edi Rama i ka ngulur thikat në tëë trupin e shumicës politike shqiptare.
SPAK nuk ka asnjë kufi për te hetuar çdo zyrtar të lartë, madje edhe të zgjedhur. Por për të shkuar më tej; kontroll banese, apo përgjim duhet leje telefoni. Në Kuvendin e Shqipërisë, kanë mbërritur disa herë kërkesat e SPAK për të hetuar më tej deputetë, të cilat në shumicën e rasteve, mazhoranca që ka votat e shumicës i ka dhënë menjëherë.
Por fakt ka qenë, se pas lejes së Kuvendit, SPAK i ka rrasur në burg zyrtarët, duke i hedhur çelësat në det, pa e vrarë mendjen se sa e rëndë është akuza, e a përbën ajo standard për mbajtjen në burg derisa të zhvillohet procesi, kohë që mund të shkojë me vite.
Burgu paraprak, është një masë që përdoret për një masë të rëndë dhe flagrante siç është vrasja përshembull, një krim tjetër i rëndë, ose korrupsioni i përmasave të mëdha, e rreziku për tu larguar.
Shumica e veprave penale që janë dërguar më pas në gjyq për deputetë apo ish-ministra shkon te e famshmja “shpërdorim detyre”. Megjithatë, kjo është një çështje tjetër që meriton debat, e që po bëhet shumë pak.
Le të vijmë në rastin e sotëm. SPAK ka qëndrimin e tij, bindjen e tij, e këtë e ka mbrojtur edhe në Komisionin e mandateve.
Pjesa tjetër është sjellja e palëve politike. Partia Socialiste, deri tani nuk ka marrë një vendim në lidhje me dhënien e lejes për Ballukun, por gjasat janë se nuk do t’ja japë.
Arsyeja politike e PS-së është se, edhe pse e ka krijuar SPAK me votat dhe ngritjen e strukturës së re të drejtësinë, ka humbur besimi për një sjellje normale të prokuroëve.
Kjo pasi çdo zyrtar i mazhrancës që është hetuar nga prokurorët specialë, është linçuar me materialet propagandistike, e është kalbur në burg. Ka munguar një sjellje institucionale dhe normale ndaj zyrtarëve që SPAK ka marrë nën hetim. Rasti i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili mbahet në burg me sebepe që i nxjerrin muaj pas muaji, është lakmusi kryesor. Ndërkohë që prej nëntorit ndaj Belinda Ballukut është hedhur një arsenal i madh municioni artilerik.
Mazhoranca pretendon se nuk kemi të bëjmë me një hetim për korrupsion po për një vepër tjetër siç është shkelja e barazisë në tendera, ndërkohë që argumentet pritet të jepen në seancën plenare, ku sipas të gjitha gjasave do të flasë edhe Balluku.
Ndërkaq, nga ana tjetër kemi sjelljen e opozitës, posaçërisht Partisë Demokratike. Është krejt normale, sidomos për nivelin politik të Shqipërisë, entuziazmi propagandistic ndaj çdo akuze që SPAK sjell në Kuvend për kundërshtarët politik.
Akuzat, janë një armë e rëndësishme me të cilët mbahet makineria e luftës politike. Gjithsesi, mënyra e sjelljes në raport me rastet që vijnë në Kuvend, nuk është se nuk perceptohen dhe shihen nga njerëzit.
Në çdo vend normal, një opozitë bërtet me të madhe kur një personazh i mazhorancës akuzohet për abuzime me pushtetin. Në finale ajo kërkon që t’i hapet rruga drejtësisë, ndërkohë që është gjithashtu “dialektike” që të votojë pro të gjitha rasteve kur prokuroria sjell kërkesa për leje arresti, kontrolli apo përgjimi në Kuvend.
Një votim en-block i të gjitha kërkesave të SPAK pa i hyrë materialit në lëndën e tij, e kthen politikën e opozitës parimore, e konseguente në linjë, e që jep mesazh për qytetarët, shembull për mazhorancën e sinjal për ndërkombëtarët.
Por çndodh me PD-në? Kujtoni rastin “Berisha”; i cili është i akuzuar për korrupsion të shumave të mëdha në dosjen “Partizani”. Prokurorët që e ndoqën çështjen megjithatë vendosën masën “detyrim paraqitje”, të cilën Sali Berisha jo vetëm nuk e respektoi, por e nëpërkëmbi SPAK, sa e detyroi të kërkojë masa më të rëndë siç ishte arresti në shtëpi, masë që e tha publikisht që do të jetë e tillë.
Por deputetët e PD-së ju vërsulën prokurorit duke i linçuar 7 breza të fisit të tij, familjen, e madje edhe duke i hyrë në shtëpi. Ndërkohë Sali Berisha vijon çdo dy javë arsenalin e shantazheve ndaj SPAK si dhe gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, ndaj të cilës ka pasur një sulm të organizuar kriminal verbal.
Ndërkaq, Fatmir Mediu, edhe pse është në process për katastrofën e Gërdecit ku u vranë 28 ersona dhe plagosën mbi 200 të tjerë dhe u hodhën në erë disa fshatra, është i lirë për të lëvizur, kryer aktivitet politik e diplomatik, apo edhe raste të tjera me politikanë të hetuar.
Pikërisht standardet e dyfishta të sjelljes politike kërcet dhe humb të drejtën morale e publike të një opozite për të qenë luajale me publikun në lidhje me hetimet ndaj zyrtarëve e politikanëve.
TemA
Gestapo saliut per PS vjen me pranga ne duar,per kriminelin sali e co qe ja ben mutin te dera e shtepise e i shan me prag shtepije,struken si mute ashtu sic strukej saliu kur hynte ne bllok
Saliu e ka mbrojtesin e tij Edi Ramen qe per 13 vjet nuk e la ti hynte gjemb ne kembe , biles ja shendoshi dhe forcoi bisnesin ee familjes dhe te oborrit te tj … ashtu si dhe paraardhesi i tij bixhosxhiu Fatos Nano qe e risolli ne pushtet ne 2005 duke e shitur intereson e partise se tij me para ..Partia Socialiste ka elektoratin me njeres shume te mire por qe cuditerisht pjell vetem qelbesira … ky si duket eshte dhe kuptimi i fjales Rilindje per ta.. ndaj gjithe patat dhe rosat lajmetare jane ngritur ne ajer per ti treguar udhen kryehajdutit te Sjqiperise Edi Rama ..!!
Une do te thoja "Standardi i dyfishte i SPAK"-t te Saliut...
Nuk ka standarte ata nuk I njohin . Ata jane standartmolotov
Edhe partia jote o patok është me 2 standarde per punën e spak-ut Po nuk keni turp tja vishni të tjerëve Pavarësisht se të gjesh një ndryshim nga PS -PD nuk arrin të kalosh nje fije floku, të dyja të mbushur me hajdutë janë
Fatmir Mediu perfaqeson kuvendin e shqiperise ne SHBA dhe ne Nato me votat e mazhorances .
fatmir mediu duhesh futur ne burk ri e breth. neper. amerik
Spaku nuk arreston kryekriminelin e ballkanit qe ka vrare 26 njerez ne gerdec ka vrare 4 veta ne bulevard me dusr ne xhepa ka bere korrupsione pa fund nga klubi Partizanit qe ja dha goces vet dhe deri ke nafta qe furnizoi Millisheviçin salqen shpellari shkon ne spak dhe ofendon gjithe prokuroret qe jane dhe ishin si Dumani me shoke del nga spaku dhe ishan me gazetaret ok. Ku eshte spaku qe gelltit perdite fyerjet dhe ofezat e ketij krimineli non grata ku eshte forca e ligjit dhe sa te lehi ky qen plak
Deri tani mos te qahen hajdutet shumë mirë po ja kalojnë, me pasuri te papranueshme
Standarti I dyfishte eshte I PD, por standarti me negative, njeaneshmeria politike, eshte I ASPAK-ut. Pikerisht kjo verteton lidhje politike te gjukates dhe prokurori se, fatkeqsi shut Ne TE gjitha shkallet.Kjo duhet te shqetesoje te gjithe. Shperdorim denture eshte kur detyren E perdorur ne kundershtim me ligjet e rregull at. Po prokurori dhe gjukatesi, kur vendos Ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten a nuk perben, vec te tjerave, shperdorim detyre?? Zyrtar mban pergjegjesi per kete shperdorim. Po prokurori dhe gjyqtari pse jo, por veprojne si tua prese kungull I? AQ me teper, keta, qe jetojne dhe paguhen per ligjin, duhet te kene denim dyfishim nga Ilir Beqaj, Erjon Veliaj, etj. Disa here, gjate procesit gjyqesore Ilir Beqaj I eshte nderrua akuza, kur e para nuk i eshte vertetuar. Kjo perben shperdorim te mirefillte te ligjit dhe postit zyrtar dhe eshte akt I denueshem nga ligjet e shtetit. Mo u fshini pas sllogani "na ka pjelle Amerika dhe Europa".
E thote I krisuri kete, qe Fatmir Mehdi qenka perfaqsues I parlamentin atje. Nuk ka ASNJE vendim parlamentin per Fatmir in. Po, interesant, si atehere per zhvatje te grupuar te pasur I've kombetare, edhe sot, per tu mbrojtur nga denimit, Fatmir mban lidhje te ngushta me Ata qe per Benin grupin e zhvatjeve te forcAve te armatosur a dhe rezervave te shtetit. Ndaj ruan lidhjet me keta element. Gerdeci eshte veper shqiptaro amerikane, qe ne Pentagon E kongres. Ndaj edhe Fatmir Mehdi dhe Saliu juaj nuk do te denohen asnjehere. Po te kishte dy fije pergjegjesi Ne SHBA, Fatja do ishte I padeshirueshem si Saliu.
Standarti dyfisht eshte Belo Ezmeri qe ne mengjes ngryset demokrat, ne dreke neo-komunist, ne darke socialist i devotshem
Pavaresisht se opozita eshte e interesuar qe kundershtaret politike te demtohen dhe denohen, me qellim perfitimi politik, mendoj se edhe opozita duhet te jete e kujdesshme dhe e matur kur voton. Te votoje bazuar mbi fakte dhe jo me nxitim dhe urrejtje. Se i hyn ne hak tjetrit kot me kot dhe te vret Zoti kur i thone! Cdo njeri ka familje dhe nuk mund ti shkaterrosh familjen vetem per interesa te ngushta politike. O burra ta mbyllim brenda, pa fakte te plota dhe te qarta, pastaj te ferkojme duart nga kenaqesia se misioni u krye dhe neper studio te sulmojme si personin ashtu edhe subjektin politik te cilit i perket! Kur thote populli thika duhet kthyer nga vetja! Pozita dhe opozita jane kundershtare politike dhe jo armiq! Pa keqardhje per ata qe shkelin ligjin, por ta fajesojme dhe ta ndalojme, kur fajesia te vendoset nga gjykatat!