'Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!' Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm, t’i falësh Ramës zgjedhjet e parakohshme është krim!

24 Shkurt 2026, 09:40Politika TEMA
'Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve

Deputetja Ana Dajko u kthye në ‘mollë sherri’ midis Adriatik Lapajt e Arlind Qorit. Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” tha se Lapaj, i cili ndodhet në lidhje direkte me “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ka bërë familjaren e tij (Dajkon) deputete. Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” e kundërshtoi këtë duke i hapur edhe një sfidë Qorit: nëse vërteton lidhje farefisnore mes tij e Dajkos, do të tërhiqet nga politika, në të kundërt pret falje publike.

Arlind Qori: Zotëria ka bërë një lëmsh të madh, ka takuar gjithë votuesit e vet dhe ka bërë familjaren e vet deputete! Dhe zotëria tani ka guximin moral të më flasë mua për ego! Ai i cili bëri lëmsh dynjanë, tradhtoi ata njerëz që kanë votuar partinë a koalicionin që drejtonte dikur, jep tani leksione moraliteti duke pranuar të bëjë strategji e veprime të përbashkëta me njerëz që e kanë vendin burg që janë Edi Rama, Sali Berisha apo Ilir Meta!

Adriatik Lapaj: Po ti ke bashkuar votat me Ilir Metën mo! Unë e sfidoj z. Qori, nëse ai vërteton që Ana Dajko ka lidhje me mua deri në brez të shtatë, unë tërhiqem nga politika, por nëse kjo që the nuk është e vërtetë, ti do të kërkosh falje publike!

Arlind Qori: Vërtet? Po çfarë është?

Adriatik Lapaj: Ana Dajko nuk është e afërmja ime!

Arlind Qori: A thatë ju që do të vendosni familjarët që të keni besim te ta?

Adriatik Lapaj: Mos gënje para popullit!

Arlind Qori: Nuk të kam bërë biografinë, të gjithë thonë që është tezja juaj. Na e sqaro, çfarë është zonja? Kushërira, halla, tezja e kujt është?

Adriatik Lapaj: Ti je kryetar partie dhe s’mund të flasësh me çfarë thotë populli lart e poshtë!

Arlind Qori: Kjo është hera e parë që po e mohon që e ke teze!

Adriatik Lapaj: Ty duhet të të peshojë fjala!

Arlind Qori: Çfarë e ke se ke thënë do vëmë familjarët. Dajko, familjarja e kujt është? Ma sqaro!

Adriatik Lapaj: Ne listat e mbyllura nuk donim t’i pranonim, i dogjëm. Mos gënje! Tha që e afërmja ime, gjasme tezja ime është deputete. Ana Dajko nuk ka lidhje me mua deri në brez të shtatë! Të kesh turp!

15 Komente

  1. E
    E bukur

    Club i débileve , diskutojne pse i varen koqet dashit.... Nje débil me karrige te kryeministria edhe thote ik ......ky tjetri nga kazani i pergjigjet jo duhen zgjedhje ....kur te dy jane nje hiç

    Përgjigjjuni
    1. S
      SaHale Gjakatari

      Keta do te krijojn qeveri teknik dhe do te zgjidhin gjithe problemet dhe hallet e Shqiperise... Keta jane e ardhmia e jone. A e kuptoni se ku jemi katandisuer, ne nje kohe kur populli kerkon nje transformim rrenjesor ne politiken e vendit dhe gjak te ri per te zevendesuar "eliten" e pensionisteve ne politiken Shqiptare qe prej 35 vitesh akoma i bien daulleve te luftes, keta jane idiotet e pashpres qe s'jane te zote as te zgjojn interesimin e popullit. Pa le kerkojn edhe qeveri teknike???

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pal

      ????????????????????????

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bake

        Pune Lapanjozi

        Përgjigjjuni
        1. t
          tiku qukapiku

          o tiku qukapiku turp te kesh ti qe genjen shqiptaretdhe ri si legen vetem aty ne shesh kur e shikon qe nuk mbledh dot njerez, pse ri akoma apo meqe e dhjeve dhe sje ne parlament ri sty per te marre vemendje

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlesht ketij tipi

            O Tiko! Belinda thone nk shkon ne zyre. Karrikja eshte bosh! Lere ate karrigen jashte! Beje ndonje truk gardistave dhe receptionist dhe futu aty e kap vendin! Thuaj qe me caktu Rama! Po s'te eci mos caj b... E shumta Budalla - do thone mileti!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Me duket se e kane perzene nga shtepia dhe nuk ka se ku te shkoje , prandaj rri si guak aty debili. Drogaxhiu i fut nje vize naten dhe i duket se do te filloj pune .

              Përgjigjjuni
              1. 6
                66

                Nuk ka as shkollë, as kontribut, asgjë prej gjëje, pse u vu Dajko nëse nuk është e afër e Llapajt? Vetëm se është pjesë e sillogjeve vorioepiriote?

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli i vocer me gjysme opinge

                  Lapa llapa Ana Dajkon e ka bashe teze qe dhe ne parlamente nuk dine as me diskutua ose me lidhe dy fjale plaka 67 vjece dhe me e keqja shyqyre qe ka shkolle te mesme dhe ate nuk e di si e ka mare budallaqja.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    "Bashkepunim me demokratet e ndershem" thote Llapaqeni. Ec merre vesh kush eshte i "ndershem" ne ate stan, duke filluar me vete Llapatorin qe edhe nje mandat qe fitoi e tregoi veten cfare malli ishte.

                    Përgjigjjuni
                    1. W
                      W

                      Ky Llapa llapaqeni Saliut eshte fytyre e neveritshme,habitem si mund te shkosh mbas nje ndyresire te till?

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Jo vetem ne zgjedhje te parakoheshme,por as ne 2029,mos e mendoni se i fitoni zgjedhjet perballe Rames,me ate gjendje qe ndodhet PD si kreu i opozites,qe nga dita ne dite humb elektoratin.Zgjedhjet me te mira te opozites kane qene ne 2021 dhe mund te rriteshin ne 2025,por hyrja e Berishes ne marrjen e prones se tij ka shkaterruar çdo gje ne PD,pa kthim.Edhe sikur te largohet e te filloje riorganizimi,ajo parti me mire te ri krijohet,ose te shperndahet per t'u mbledhur ne nje parti,ku te jete seriozisht e djathte,qe tjetra nuk ka qene kurre

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          P

                          Surrat me te qelbt se ky Tik Llapa nuk me kan zene syt. Si nuk e kupton qe eshte bere I neveritshem, qenka dhe idiot.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Goni i partisë

                            Tiku esmeri thotë që nuk është tezja e tij , po nuk thotë se çfarë lidhje ka me 'të . Sa ditë që kalon para selisë së kryeministrisë , aq më shumë antipatik bëhet ai njeri që kërkon me zor të bëhet figurë publike . Karikatura e tij u krijua që në momentin e parë kur deklaroi se në qse koalicioni i partise së tij fiton vetëm një deputet , ai nuk do të bëhej deputet . Kur ndodhi kështu , plasi sherrin me aleatin dhe Tik rrenacaku mohoi deklaratat e tij . Në këtë moment ai u bë njeriu më antipatik dhe gënjeshtar në opinionin publik . Ai është prezantuar që më fillim në opinion si një mashtrues që nuk premton kurrë të bëhet politikan . Përveç këtyre veprimeve , ai ka lenë shije të keqe në opinion edhe ne detyrën e tij si avokat sekser i tokave të bregdetit të Jonit .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dobiçorët e Partive

                              Qori qori me një sy hodhi një e vrau dy Kur të zgjodhi Rama dhe Berisha ishte bukur Për tu dhënë mëntë të tjerëve Jepë akoma më bukur Po çështë kështu Është mbushur Tirana me dobiçorë

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje