Në vend që hetimi penal të shërbejë për mbledhjen e provave në funksion të një akuze të qartë dhe të qëndrueshme, ai po shndërrohet – sipas Ylli Manjanit – në një instrument për degjenerim publik të personave përmes medias. Rrjedhje selektive informacioni, njoftime bombastike që zbehen me kalimin e ditëve dhe “prova” që nuk materializohen kurrë në dokumente zyrtare, krijojnë më shumë perceptim sesa drejtësi.
Sipas Manjanit, kur hetimi përdoret për të prodhuar lajme dhe për të ushqyer “gjyqe popullore”, ai humbet thelbin e tij kushtetues: mbledhjen e provave dhe ndërtimin e akuzës mbi fakte. Në këtë rast, ai flet për një “sindromë” të dukshme, e cila – sipas tij – jo vetëm që dëmton individët, por cenon vetë besueshmërinë e njësisë elitë të hetimit penal në vend.
Postimi i plotë:
Kështu ndodh kur hetimet nuk bëhen për të mbledhur prova, por për të bërë lajme e me to gjyqe popullore.
Nga hetimet për Ergys Agasin kemi këto momente të dyshimta gjatë hetimeve:
1. U tha se u gjet verë e shprenjtë 3 milionë Euro. Në fakt asnjë shishe e tillë nuk u sekuestrua.
2. U raportua se u sekuestrua autovetura në episodin e rrëmbimit të personit. Në fakt ata sekuesteuan autoveturën e dikujt tjetër, krejt pa lidhje me atë të supozuarën. Autovetura e sekuestruar gabim iu kthye pronarit.
3. U tha se ka marrë tendera te AKSH, por nuk del asnjë provë e tillë me dokumenta. Të paktën Avokati Haxhiaj e ka deklaruar këtë gjë disa herë.
4. Ende thonë se kanë video të gjetura në një server, por nuk e tregojnë burimin e tyre dhe nëse kanë video apo sekueca memorie fotografike. Edhe këto informacione vizive nuk po i përdorin për hetimet e çështjes, por si shantazh për vendimmarrje në çështje të tjera....
Nuk e di edhe sa gjëra të tjera duhet të ndodhin për të kuptuar se sa keq dhe shumë keq hetohet në këtë vend.
Hetohet me synim degjenerim të personave në media dhe jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare.
Te kjo çështje kjo sindromë është e dukshme. Në çështjet e tjera kjo është rutinë e maskuar disi më mirë...
Dhe kjo ndodh tek njësia elitë e hetimit penal në Shqipëri.
Kjo sindromë spjegon përse njësia elitë nuk ka kapur ende asnjë gram drogë, ndërkohë që ajo Policia "e korruptuar" e Shtetit kap rregullisht. Pra ndërkohë që "të korruptuarit" e policisë kapin drogë si provë të krimit, njësia elitë, heronjtë e kalamajve të Yurit, kapin llafe telefonash me të cilat mbushin dynjanë me lajme.
Hajde bye, bye!
Kjo "sindrome" eshte kur hetimet behen ndaj te korruptuarve te fuqishem pasi ka nderhyrje te fuqishme, sepse kur hetimet behen ndaj njerzve te thjeshte , per gjera qe nuk duhej te ishin cilesuar si krime si psh riparim shtepie apo mospagim fature emnergjie, atehere ia kopsitin mire provat. Eshte e qarte se kur drejtesia troket ne sferat e larta te pushtetit, provat sado evidente te jene , ato nuk perdoren sepse keta prokurore e gjykates nuk jetojne ne Hene por ne kete shtet, kane famile, interesa dhe kur ky shtet eshte i korruptuar nga A tek Zh atehere nuk ka drejtesi qe i ben derman dhe fillon e ben lojna me provat. Merre me mend cfare do ndodhte po te kishin sekuestruar fjala vjen veren 33 mije euro shishja. Eshte si te kapnin fillin elektrik te tensionit 33 mije voltesh'. Do ishin detyruar te hetonin me cfare parash te ligjeshme apo jo u blene, a u blene ne emer te tij apo dikujt tjeter, a u zhdoganuan, per ke u perdoren etj dhe historia do shkonte shume gjate dhe do perfshinte shume e njerez te fuqishem e interesa te fuqishme per te cilat nje prokuror eshte teper i vogel per ti deshifruar. cdo kush ne vend te atyre prokuroreve do bente si ata , nuk do ta sekuestronin veren dhe nuk do hetonin kush e nzorri dhe ku e fshehu. Fundja nuk ia vlen gjithe ai hetim per ca vere . Tjeter sjellje ka drejtesia kur psh nje fakir po riparon catine, shkohet ne vendin e ngjarjes, filmohen e dokumentohen provat, merren deshmite, behen procesverbalet, arrestohet ne flagrance pronari i shtepise e plaset ne burg ku per 6 muaj nuk flet njeri me te pervec gardianit te burgut, dhe prokuroret shkojne ballelart e duarplot ne gjykate me prova te pakontestuara. Drejtesia jone eshte si shteti jone, fundja eshte si populli jone dmth Sovrani. Dhe kur Sovrani i voton hajdutet, i duartroket hajdutet, bile u thure edhe kenge hajduteve, cdo beje e shkreta drejtesi vecse te zbatoje deshirat e Sovranit, ti leje te qete hajdutet qeveritare dhe te fshehe provat edhe kur ato dalin sheshit.
O EUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU, po si more qyqar e merr per te vertete qe shishja me vere ka kushtuar 33 mije euro?? Nga cilat fakte nisesh o qyqar? Nga zilia? Nga mllefi? Nga ndonje dokument zhdoganimi? apo nga etiketa? - hahahahahaa . Po sikur ai kodosh te bente etiketa fallco, gjoja me pije te shtrenjta, per te genjyer apo joshur persona te caktuar? Cfare do te thuash pastaj?
Spak do e akuzoje per mashtrim, si ka akuzuar Saliun per historine e cadrave pistolete, ah ah ah
Epo kur drejtësia e SPAK, GJKK etj .nuk dënon kriminlet si S. Karaxhiqin me 58 dosje penale ec mos pi ven e raki. Jo mor nës embohet drejtësia me krimilnel spiun e djegësit e shqipërisë = MOS KOFT KURRË E KURRËS.
Lere mos u merr me injorantet qe i marrin lajmet e gazetave si te verteta. Si e tha ai ne film "ama e ka thene gazeta? Duhet me siguri te jete e vertete". Vetem ne Shqiperi gazetaret nuk mbajne pergjegjesi per ato genjeshtra qe shkruajne. Beje kete gje ne Amerike. Te shkulin dhembet nje e nga nje duke te katandisur qe te lypesh buke rrugeve.
Ke shume të drejte or mik,po kush te lexon e kush të degjon? E kam per "kalamajte" e Juri Kimit,Spak-ut, tek të cilet kemi shpresa per hetime te ndershme e te drejte,e jo keshtu siç po shohim e lexojme. Une jam per luften kunder korrupsionit,por me fakte dhe prova qe te vene me shpatulla pas murit,dosje te kopsitura,dhe Jo "dyshime te arsyeshme"
Ka disa jave qe nje grup te rinjsh e te rejash ndalojne qytetaret ne rruge dhe u kerkojne qe te firmosin nje petition kunder korrupsionit. Nderkohe qe duhen pergezuar keta te rinj qe i shqeteson ajo qe ndodh ne vend, duke mos patur aspak eksperience nga jeta, nuk e dine se korrupsioni nuk do tia dije per peticione apo protesta. Korrupsioni ka lindur me lindjen e shoqerise njerezore qe nga epoka e gurit dhe do vdese me shoqerine njerezore. Nese dikush ka besim se e ashtuquajtura "Reforme ne drejtesi" do jete e suksesshme, duhet te jete vertet shume naiv.
I vetmi we u degjenerua publikisht ishte Ilir Meta.
Ai ne fakt u vete degjenerua ne menyren me publike te mundeshme. Aq sa une kujtoje se kishte lajthitur, por jo se ne ambientet e riedukuimit nuk ben gomarlleqe.
Kur te shikojme te tjeret qe te arrestohen ne mes te rruges e me maska do te jap te drejte...te presim e te shohim...precedenti u krijua. Ato male rripa rripa....
Atij i eshte bere nder qe e kane izoluar se jashte la nam. Eshte cliruar nga stresi edhe Monika e ke pare? per ta pire ne kupe eshte bere., ben edhe palester e vrap te lehte nga kodrat e liqenit.
Jan mbledhur hajdutet n sulm Kam qen skeptik per Spakun tani qe shof cfar mobilizimi kan ber hajdut nga t gjitha krahet, kam fituar nje simpati te thell për ta
Jeni vertet shume naiv more mik. Asgje nuk ka ndryshuar ne drejtesine e re. Eshte po ajo e vjetra e lyer me ngjyra te ndezura. Plakave beju tualet sa te duash, po plaka me faqe te fishkura do mbeten.
Zoti Manjani..Të pata inat para ca kohësh, por tani po tregon profesionalizmin dhe integritetin tënd. Të vlerësoj shumë. Dhe kjo nuk është një shprehje simpatie, por ligjore, sepse ti je jurist i njohur. Më fal nëse të lëndoj, por nuk e di nëse njeh ndonjë nga ata që deridhin në shtyp a politikë shishe vere me 3000 euro dhe t'u thuash ballë për ballë se janë duke varrosur vetveten, sepse politika shkon e vjen. Nuk e di nëse të ka telefonuar ndonjëri nga prokurorët e SPAK dhe të ka thënë se gabon, Manjani, ose, larg qoftë, mos boto të tilla "broçkulla" se na more në qafë! Gjithsesi ka një zhbërje të lavdisë së drejtësisë së re dhe kjo është humbja më e madhe e "demokracisë" tek ne! Të falenderoj. Nuk ka nevojë të dish kush jam.
Sta them per mburrje, por nga Kuci JAM - hahahahahahahahahahhaaha u dhiva gazit me ty o laluc!
Mos e shkruaj Vlora mor tripojane i ndyre o zagari i Non Grates , ty me Vloren te lidh vetem kur deshet me vra Vlonjatet ne 1997 por e ju hegre mune , te kujtohet si ju a beri Vlora .
Edhe un kam qen skeptik per Spakun, por tani qe po tregojne trimeri dhe nuk i perfillin thashethemet e popullit per Gerdecin e 4 viktimat e bulevardit apo zhdukjen e Renzi Hoxhes, jam me Spakun. Prepara ne punen tuaj, te qarte qe keto krime i kryer Edi Rama, si Gerdecin e si 21 Janarin, fale jush e verteta po del qarte qe lideri suprem Saliut une nuk ka lidhje me Gerdecin!
Si thoshte lideri global dIkur? Ta leme drejtesine te beje punen e saj.
Jo e ke gabim, "lideri global i thoshte kryeprokurorit, "lavire bulevardit" ose "Duman Troplini i organizates terroriste Skap".
Manjani, je vertet analisti me imire per punet e drejtesise. Bej kujdes i nderuar, se plehrat pjella te komunizmit ne Spak jane te cmendur/dehur edhe nga jeta loksoze qe bejne, e per rrjedhoje te dergojne ne paraburgosin ku harohesh vella. E pe dje me cfare kostumi te shtrenjte e i kollarisur me floke e me xhel u paraqit ne Kuvend Kryetari i ri i Spakut? Veshur me shtrenjte se te gjithe deputetet e komisionit ku krekosej. Mos harro se eshte pjelle e dalluar e sistemeve te vjetra komuniste-berishiste te drejtesise ai! Me llojin e tij te gjen belaja, i mjeri popull qe i paguan ata sa qimet e kokes. Po dadon a ke keni pare sa shtrenjte vishet? Ata jane bosh brenda e llukj ne pamje, kjo eshte e ardhmja vrastare e drejtesise te re te sponsorizuar nga BEja e deshtuar!
Për të ardhur keq o shqiptarë! Këto që thotë z. Manjani janë të sakta, por bëj çudi se si është degraduar shoqëria shqiptare! Këto fenomene janë pjellë të politikanëve, të Medias dhe Drejtësisë që nuk jep drejtësi. Rezultati është shumë i rrezikshëm për cilindo shqiptar, sepse në një Shtet té tillë rrumpalle ku asnjëri nuk mund të bëjë një punë të ndershme por mund të bëjë palaçollëqe, ky Shtet ka marrë fund.
Ke shume te drejte ne keto argumenta.Keta legena i meritojne sharjet me liber shpie te Sales,ndaj te cilit nuk ja u mban bytha te levizin as gishtin,bile nuk ju le gje pa thene edhe dhenderi i tij Jamarberi,i cili i fyen edhe ne sallen e gjyqit !!
Degjenerimin publik e keni pak. Çfar i keni bërë vendit ju hajduter
I saktë Kështu është kur fshatarsia kooperativiste hyp në pushtet ( citim i Spartak Ngjelëa)
degjojme shpesh tani analistet e te tjere qe thon u burgosen njerez qe spaguanin energjin elektrike ,tani duan ta shesin si padrejtesi por njerzit nuk harojne qe kish nje pjes e madhe qe spaguanin ,pavaresisht qe i mbanin dritat ndezur dit e nate rreth e rotull shtepise dhe ne cdo dhom kalorifer e ne vend te mbyllnin kaloriferin hapnin dritaren se kishin vape, kishte shum restorante qe spaguanin ,dhe shumica ishin veriore se kishin kryeminister patriotin e tyre Sali dhe ne te tjeret qe paguanim na ritej edhe cmimi e paguanim dhe per ta ,ndaj njerezit qe kan ze ne ekrane ta mendojne mire fjalen qe thon jo per inat te qeveris ti mohojm te gjitha ,megjithse te shumtit qe e mohejn jan patriotet e tyre
Jam ne nje mendje me z. Manjani. Si gjithmone, eshte shume i sakte kur shkruan per fushen e vet. "Drejtesia jone e re" ka deshtuar me sukses per te gjetur prova e fakte fajesie bindese per shume te pandehur. Prandaj, shperndan enkas ne media informacione te perzgjedhura, qe jo gjithmone te sakta, madje shpesh jane te sajuara, vetem e vetem per t'i diskredituar publikisht ata dhe per t'u bere gjyqin popullor, para gjyqit te vertete. Shembujt jane te pafund, qe nga vera 30 mije euro e deri tek 300 apartamentet e Ballukut, qe keto dite paska filluar t'i verifikoje. Kjo nuk eshte drejtesi, por poshtersi.
Po ata qe e kane degjenuruar kete vend o Manjan? Si u behet?
Manjani eshte pjese e atij grupi o Maro Mokra
Spaku eshte bere si Saliu,bile po ja kalon, ate qe piketon per te arrestuar e degjeron ne publik nepermjet gazetareve berishit si shurra Lala.Sali=Spak=thashetheme
Ndyresirat e Spakut shkuan deri ne gjykaten e lart per te kundershtuar hetimin e krimit shteteror ne 21 Janar,jan po keta bandit qe kan kohe dhe passion per tu mare me sutjenat dhe breket e grua se Velis.
Reforma ne drejtesi nuk ka ecur sic duhet dhe ligjevenesi duhet te nderhyj,jo me "andra ligjor" por, me kerkese llogarie per mos kryerjen e punes.Sipas meje SPAK-u dhe BKH-ja me shume bejne zhurmuesin se sa pune.Mbajtja ne paraburgim per nje kohe te gjate eshte veprim detyrues qe te "pranohet faji" e te te thone gjykim i shkurtuar,(behen edhe bamiresa dhe gjykata e ka te lehte).Po te shohim rastin e Z.Ilir Beqja te duket sikur ai eshte para inkuzicionit e jo para drejtesise.Dy te bashke te akuzuarit e tij "pranuan fajin" dhe u perballen ne gjykate pa polemika.Z.Beqja qe ka kerkuar te ballafaqohet ne gjykate me provat kunder tij vazhdon te qendroj ne qeli.Akoma atij nuk i jepet dosja.Sa here ai kerkon dosjen "shtohen akuza "te reja.E njejta gje per Z.Erion Veliaj apo per Z.Ilir Meta.Kjo menyre te vepruari lejohen nga gjykatat tona nga frika e nxierrjes nga prokuroria ndonje "fakti".Kur prokuroria ka te drejte te survejoji te gjithe edhe gjyqtaret e GJK-se detyrimisht nuk kemi drejtesiPerse SPAK-u,BKH-ja e GJKKO-ja sillen ne kete menyre?Paaftesi apo korupsion me kariken e drejtesise?Burgu eshte fjala e fundit qe duhet te egzistoj.Kur ka rrezik per shoqerine (sic jane vrasesit e vjedhest,etj).Kur kerkon arestimin e nje personi do te thote qe provat i ke dhe vetem ti ballafaqosh me te akuzuarin.Kur prokuroria i ka provat,si mund te prishen nga i akuzuari,pasi jane te shkruara e zeza mbi te bardhe.Eshte per te qare hallin Z.F.Mediu qe shperdorimi i detyres nga Ai nuk gjykohet por gjyqi shtyhet per ne kalandat greke.Jane vrare njerez ne ate ceshtjedhe ndjeshmeria duhet te ishte me e madhe. Ndoshta jeta e njerezve nuk ka vlere.Vlere kane milionat qe drejtesia gllaberon nga taksat qe i merren popullit.
Bravo Manjan i ke rënë pikës mbi “i”, nxirrua bpjën këtyre fshatarëve të SPAKU-t, që u duket vetja të plotfuqishëm e nuk zbatojnë asnjë standart ligjor e human, po pa kristalizuar provat i fusin njërëzit në burg dhe i harrojnë atje. Do ti dalë tymi ndonjë ditë SPAKUT kur të bugosurit e tyre të marrin pafajësi nga Gjykatat Europiane, e do detyrohet shteti shqiptar të paguaj për gabimet e spakut e gjykatave shqiptare, miliona euro. Unë kam mundimin ti paguajnë aza të spaku e gjykatsit noterë të spakut.
Dini gje se cfare ka vjedh Vangjush Dako,di gje cfare ka vjedh Ilir Beqja qe ka 4 vjet ne burg pa gjyq,dini gje cfare vodhi Lefter Koka qe beri 4 vjet burg,dini gje cfare ka vjedhur Erion Velija qe e kaloj vitin ne burg,dini gje cfare ka vjedhur Balluku qe e kercenojn me 35 vjet burg,etj etj krime te Spak Saliut dhe Gjkko Saliut.
Manjani eshte nder te paktet qe po ngacmon vazhdimisht plagën e madhe te Spakut,hetimin e ndershem per te kapur me te vertete te korruptuarit.Nuk ka sesi t'i heqin imunitetin Ballukun per t'a lene ne duar prokuroresh,me muaj pa zbuluar asgje vetem dy biseda telefonike,apo edhe me shume dhe pa i hyre thelbit perse keta njerez nderhyjne ne tendera se nuk kemi degjuar firma qe kane bere ankesa per perjashtimit nga tenderat.Edhe ata qe jane brenda qofte edhe Meta ,perse mbahet çfarë ka bere.Drejtesia nuk eshte vetem per te arrestuar,por per te hetuar thellë ,zbuluar dhe pastaj arrestuar.Keto a thua se e kane me normë per t'i bere qejfin amerikaneve dhe BE dhe pastaj çfryhet tollumbacja,pas shpifjeve neper tv bile edhe ne parlament
Per aq kohe sa hetuesi publik belo ezmeri dhe klodiana lala bejn pretenca neper cdo sallon bukurie televizive cfare pret ?
Shum sakt esht shkruar e pershkruar Spak. Por un nuk lexoj kurr se si zgjidhet kjo pun. Çfar esht alternative. Pse nuk denohet Ina Rama per shum gabime si koka e Spakut?Pse duhet motra e mafjozit te trafikut droges internationale, Elda Hoti te rri ne komisione ligjore e ti kerkoj llogari Spakut ? Nuk dalin sekretet shteterore jasht? Pse duhet Mul Noka te rrahi njerez jasht e ne Parlament te aprovoj ligje per mua? Ku jemi katandisur keshtu qe asnje infiltrim nuk funktionon dhe shpellar e kriminel ulen be Parlament e kan jeten time ne dor?Pse nuk shkruani per keto gjera? Pse nuk i kerkoni shtetit llogari ?