Avokati i Popullit takon Ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott: Fokus te të drejtat e njeriut dhe perspektiva e të rinjve në Shqipëri

24 Shkurt 2026, 14:25Politika TEMA
Avokati i Popullit takon Ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott: Fokus te të

Avokati i Popullit zhvilloi sot një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Nicholas Abbott. Në qendër të diskutimit ishin situata e të drejtave të njeriut, forcimi i rolit të Avokatit të Popullit dhe vizioni për një institucion që garanton llogaridhënien dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Gjatë takimit, nga Avokati i Popullit u prezantua nevoja për të ndërhyrë me një perspektivë të qartë për t’u dhënë shpresë të rinjve shqiptarë, duke krijuar kushte që ata ta shohin të ardhmen e tyre në vend.
Gjatë takimit u diskutuan për përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si një nga shtyllat e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.
Z. Shabani prezantoi vizionin e tij për modernizimin e institucionit të Avokatit të Popullit, duke premtuar një reformë që e pozicionon institucionin si mbrojtësin kryesor të qytetarëve që deri më sot janë ndjerë të padëgjuar.
Ambasadori Abbott konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për vizionin e paraqitur, duke vlerësuar rolin e Avokatit të Popullit si një gardian i dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.
Takimi u përmbyll me një dakordësi për të intesifikuar partneritetin strategjik, duke u fokusuar në projekte që modernizojnë punën e Avokatit të Popullit dhe rrisin forcën e tij në mbrojtje të qytetarëve.

3 Komente

  1. T
    Ton

    Ja dhe politikanet e rinj...se qahesh it nga te vjetrit....mjer ai popull...

    Përgjigjjuni
    1. E
      E

      Shabani ka meriten qe e kuptoj se kush eshte zagari I Saliut Tik Llapa,dhe u shkeput prej tij.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beu

        Djal i përgatitur eshte

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje