Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

24 Shkurt 2026, 20:30Politika TEMA

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit”

Nga Ylli Pata

Oborri pas kangjellave të SPAK është kthyer prej kohësh në një vend kult i kalimit në radhë i të gjithë personazheve që hyjnë e dalin nga ajo portë.

E cila e bërë me hekura paralele nga lart poshtë, krijon një efekt viziv për imazh që të japë metaforëvn e duhur si për institucionin.

Personazhet që hyjnë e dalin nga aty, natyrisht janë VIP, ngaqë Prokuroria Speciale merret ekskluzivisht me ta. Rrëfimi mbi këtë mesele ku fytyrat e tyre ose nxijnë si re të mbushura me shi, ose qeshin e bëjnë gallatë nga marazi.

Revolucioni më i madh që ka ndodhur në Shqipëri është ai që po jetojmë sot; ku reforma në drejtësi ka futur të drithmat e tij tek të fuqishmit, duke ngrënë në radhë të parë “bijtë e tij”, pra ata që e hartuan e votuan, siç ndodh në çdo revolucion.

E një nga pasojat apo rrëketë që po sjell ky revolucion real në vend, janë edhe sjellja e pushteteve të tjera që janë politika e shtypi apo media.

E cila kërkon të vendosë standardet e veta në drejtim të ndikimit në opinion të këtyre zhvillimeve, pra për të krijuar një efekt manipulues për interesat e tyre.

Krejt normale, legjitime, e madje edhe profesionale. Natyrisht këtu fiton ai që ka mjeshtërinë më të mirë të rrëfimit dhe kulturë mbi informimin e raportimin.

Megjithatë, kjo është tjetër mesele, problemi që kërcet më shumë është pikërisht gjetja e zëdhënësve të rremë të kësaj kronike; përfaqësuesit politikë. Duke tentuar të krijohet një skenë e re teatrore paralele me atë çfarë ndodh.

Shembujt më të fundit të këtij teatri janë ajo çfarë ndodhi dje me Komisionin e Mandateve për kërkesën e SPAK mbi zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe me proceset Partizani apo Gërdeci në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Për të parën, burimi kryesor që shpërndau çfarë ndodhte në mbledhjen e mbyllur të Komisionit të Mandateve ishte Gazment Bardhi. Për Partizanin, raportoi Jamarbër Malltezi, kurse për Gërdecin, Fatmir Mediu.

Ndërkohë, në panelet e darkës, kronistët e SPAK flasin për “orët e kaluara” para prokurorëve të personazheve VIP që kalojnë në hollin e famës së rëndë te Stacioni i Trenit…

TemA

4 Komente

  1. 4
    4 viktimat e bulevardit du ju ndjekin deri ne vdek

    Po 21 Janarin? Shoh qe me ne fund e paskeni harruar edhe ju gazetaret, po helbete, e ka harruar Skapi e harroni edhe ju!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sosialist-jo rilindas

      KY te pakten nuk vodhi leket e taksave. Kurse Palloshi I griu takksat tona. Nuk besoj se ti Mero nuk e di kaq e gjo! Por dhe ti je pis, si Palloshi

      Përgjigjjuni
    2. p
      poshte krimineli sali berish kerma me flamur mutin

      sali krimineli duhet arestuar sa me pare eshte kriminel i betuar

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Duhet gijotina si ne Place de la Concorde. Sa më shpejt.Absolutisht.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje