“Kreu i PD paradite në gjykatë, pasdite djeg vendin” -Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur

24 Shkurt 2026, 20:50Politika TEMA
“Kreu i PD paradite në gjykatë, pasdite djeg vendin”

“Berisha është i vetmi i akuzuar i paprangosur”, kështu u shpreh analisti Frrok Çupi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa foli për dosjen “Partizani”.

Çupi u shpreh kritik ndaj Berishës duke thënë se gjyqi ndaj tij u nis me indicie të SHBA pasi u shpall i korruptuari më i madh për interes të familjes së tij.

“E gjithë rruga ligjore ose gjyqësore e Sali Berishës ka mbetur thuasje jashtë vëmendjes së politologjisë, medias publikut etj…Kemi parasysh vetëm një gjë, është i vetmi ia akuzuar, i akuzuar i madh që nuk i janë vënë pranga kurrë.

Një i përfolur ,i dyshuar, i akuzuar që nuk i kanë vënë pranga kurrë. Prangat janë një gjë e rëndësishme shumë, ish-Princi provoi prangat në duar.

Barazia para ligjit nga gjykata është me anë të veprave. Ndaj vijmë edhe tek ky koment, ku Berisha nuk përmendet. Paradite shkon në gjykatë si i pandehur dhe pasdite djeg vendin. Të vetmet fakte që nuk rrjedhin nga Prokuroria janë prova të Sali Berishës, të gjithë faktet e tjera rrjedhin.

Ne nuk dimë çfarë ka ai bunker, dimë që ka një krim të madh. Është tjetër gjë që duhet të dënohet për vrasje, por është gjyqi më i madh sepse është gjyqi që ka 5 vite që ka nisur dhe nuk kemi asnjë hap. Ka nisur me indicien e SHBA. E shpallën Sali Berishën të korruptuar të madh për interes të familjes së tij. 5 vjet vazhdon të luajë me të drejtën”, tha ai.

4 Komente

  1. i
    ida

    I ke thene te gjitha , SPAK "po punon" !

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai që vlerëson veprimet jo fjalët

      SPAK -u është i uzurpuar në pjesën më të madhe nga Sali Ram Berisha. Po kështu edhe GJKKO. Si ka mundësi dëshmitarët për krimet e Saliut kërkojnë të dëshmojnë në SPAK dhe SPAK nuk mbyll dosjen për 21 Janarin, ??!! Gjykimi dhe dënimi i Sali Berishës për 21 Janarin do të tregoj që kemi drejtësi.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani USA

        I nderuar z Frok as te shkoi mendia se do arrestohet Sala ndo nje dit ai ishte ne arrest shtepie dhe ne vende te trasferhesh ne arrest me burge ai lirohet dhe birbilis sikur te jete politiqeni me i ndershem dha kjo ka vetem nje emer dhe Emri eshte qe Drejtesin e Komandone Sali “Legjendari “.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i indinjuari

          O Frrok: duhet rrethuar SPAK dhe te pezullohet puna e tij me shqiptare te perkushtuar qe nuk po çon ne gjyq dosjen Gerdeci , 21 janari dhe 14 shtatorin 1998 e pse jo dhe te tjera. Njerezit duhet ta detyrojne te ndaloje punen dhe te pezullohen ndersa mazhornaca duhet te nderpres institucionalisht marrdheniet me nje organizate qe bashkepunon me terroristin Sali berosha dhe duhet te shpalle referendum per shkrirjen e tij Ne demokraci flitet me ligje te shumices dhe pike. Nuk durohet me gjendja qofte e SPAK e gjykate apo djegia e Sali berishe kermes .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje