Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar valën e protestave të opozitës, duke u shprehur skeptik për efektin dhe përfshirjen qytetare në to. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Shehi tha se protestat po zhvillohen kryesisht me militantë partie dhe nuk po krijojnë frymën e nevojshme për ndryshim politik.
Sipas tij, opozita ka nevojë për një strategji të re dhe një projekt politik që prodhon shpresë te qytetarët, përtej protestave të përjavshme.
“Nuk më duket sikur ka një strategji opozitare. Kjo është strategjia e PD-së që është shumica e opozitës, por me thënë të drejtën nuk është se po shoh gjë të madhe. Protestat organizohen me të njëjtët militantë dhe ata po lodhen, bëhen gjithnjë e më pak. Mënyra për ta bashkuar opozitën është një projeksion i ri politik që krijon shpresë”, u shpreh ai.
Shehi theksoi se opozita duhet të dalë përtej konfliktit të brendshëm dhe të prodhojë figura të reja politike, duke ndërtuar një alternativë konkrete qeverisëse. Sipas tij, aksioni opozitar duhet të zhvillohet në disa drejtime njëkohësisht: në parlament, në media, në raport me ndërkombëtarët dhe përmes protestave në terren.
Duke folur për pjesëmarrjen qytetare, ai u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin, se nuk sheh një mobilizim të gjerë në kryeqytet.
“Nuk shikoj qytetarët e Tiranës të mbyllin dyqanet dhe të dalin në protestë. Dyqani mbyllet kur njerëzit e ndjejnë që protesta është më e rëndësishme se puna e ditës ose kur ka një tension të madh shoqëror. Nuk shikoj këtë atmosferë. Ndoshta njerëzit janë lodhur, ndoshta alternativa nuk i frymëzon”, tha Shehi.
Megjithatë, ai theksoi se protestat mbeten një element i rëndësishëm i opozitës, por sipas tij pesha kryesore duhet të jetë te programi dhe vizioni për të ardhmen.
“Populli e di që gjërat nuk shkojnë mirë, por pyetja është: çfarë do bëhet ndryshe kur të vini ju? Alternativa duhet të jetë më e fortë se kritika”, tha Shehi.
Proieksion te ri politik do Dashi,te projektuar direkt nga azili i pleqve.
Po kontrobuti i fytyres tende ku eshte? Dil o Dash e pri kopene se analiza ku gabohet e si gabohet bejne kollaj te gjithe.
O Shehi, duqanet nuk mbyllen se ata nuk jane ne hall kushdo qe te jete ne pushtet, pasi kane duqanet ne mes te tiranes dhe ja bejne disi.Po ashtu administrata e perqendruar dhe e shumefishuar bashke me familjaret e tyre nuk del se jane ne pike te lezetit. Eshte e qarte se del populli opozitar qe eshte ne dite te hallit , dhe normal qe jane te njejtat fytyra. Sa per alternativen , cdo alternative eshte me e mire se kjo qe eshte tani ne qeverisje. z. Shehi nuk e di nese e ke pare apo degjuar pergjigjen e Adi Krastes kur nje eksponent i Rilindjes z.Ervin Bushati e pyet nese rilindasit jane me te keqinj se otomanet dhe nazistet dhe pergjigja epike e Adi Krastes ishte: PO. Nuk ka ndodhur kurre qe nje qeveri te punoje me zell kunder popullit te saj, nuk ka ndodhur kurre qe nje qeveri te kalkuloje kushte per te larguar popullin e vet e per ta zevendesuar me popuj te tjere. Po marrim vetem nje rast, per nje fature 35 mije leke te vjetra Rilindja futi ne burg qytetarin nga lushnja i cili doli i vdekur nga qelia ndersa per 50 milion euro te Beles, behen gardh gjithe PS per ta mbrojtur. Ndersa inicojne ligje qe ndalojne hetimin penal ndaj qeveritareve. per vjedhjet miliardeshe te tyre, per qytetaret e thjeshte denojne me burg per dy minuta parkim dyfish apo per riparim catie apo qofte edhe vendosjen e nje tende. Gjithe populli nuk del kurre ne proteste aq me teper populli socialist qe eshte komplet i indoktrinuar prej 80 vitesh dhe cfaredo qe te beje qeveria, edhe sikur 100% te buxhetit ta vjedhe, edhe sikur gjysmen e popullit ta fut ne burg, edhe sikur gjithe shtepite e banoreve ti shemb, edhe sikur mos te leje gje pa i bere, prapeseprape do ta votojne PS. Nuk eshte puna sa dalin ne proteste por sa te vendosur jane, ne rast se jane te vendosur mjaftojne edhe 10 mije vete. Ajo shprehja opozitar por vellezer nuk ekziston me, sepse "vellai" ne qeveri po e le pa buke, po e fut ne burg po i shemb shtepine, po e gjobit po ia ben jeten te pamundur me lloj lloj marifetesh dhe po i krijon kushtet qe te largohet, "vellait:opozitar.
Hajde Niku me gjethe fiku.Sa tarrallak qeke.Mos ju daj Sales.
O Dash po a shkohet pas Sali non gratës.....,përveç shpellarëvë këtë kriminel që shkatërroi PD nuk e do njeri,në fakt i shkojnë dhe ca tironca nga ata me shpi me qerpiç që dhe trutë me qerpiç i kanë..
Po pse me gori i shkohet mbrapa belo ezmerit me nul mokes ?
Sala te mesoje nga Llapaj; ai mban para kryeministrise gjithmone 3-4 veta dhe i ndron çdo 3 ore si ushtaret e gardes. Edhe Sala te beje 5-6 grupe zjarri me turne se ndryshe do ti lodhen. Zgjedhja e sulmit te Parlamentit eshte e miremenduar pasi kane afer punishten dhe magazinen e Molotoveve.
O dash po ti ishe njeriu qe mbeshtete ne zgjedhje belindin pse tani nuk del hapur te thuash qe jane element politik te konsumuar ?
PD nuk gabon hiç. Është molotovi që duhet t'i hidhet SPAKut që Berisha, Shkëlzeni, Balluku, Muli, Ahmetaj, Palloshi janë jashtë të patrazuar edhe pas një dekade drejtësi të re. Ja kanë lënë si detyrë Berishës, që njerëzve të mos ju shkojë mendja se kush e meriton benzinën. Nuk është protestë dhe molotov lufte, por molotov bashkëjetese midis politikës, krimit, Mafjes, Mafjes ndërkombëtare dhe drejtësisë.