“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

25 Shkurt 2026, 16:00Politika TEMA
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos

Gjykata Kushtetuese vendosi sot në 25 shkurt të mos kalojë në seancë plenare çështjen për mënyrën sesi u zgjodh Avokati i Popullit.

Vendimi lidhet me kërkesën e Ardiana Kalasë, e cila kërkoi konstatimin si antikushtetues dhe të paligjshëm të procedurës të zgjedhjes të Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu, kërkuesja kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit, më datë 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Por të gjitha këto kërkesa, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë, duke konfirmuar përfundimisht si Avokat Populli, Endri Shabanin.

2 Komente

  1. V
    Vicidoli

    Po cfare te kaloje gjykata e qenefeve te salehut, avokati zgjidhet ne kuvend ne baze te votave

    Përgjigjjuni
    1. ha ha ha Rama ha

      Mos Për her të parë që ndodh ha ha ha Rama ha

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje