PS mbledh sot qeverinë dhe deputetët, pjesë e diskutimeve edhe imuniteti i Ballukut (AXHENDA)

26 Shkurt 2026, 08:20Politika TEMA
PS mbledh sot qeverinë dhe deputetët, pjesë e diskutimeve edhe

Grupi Parlamentar i PS-së zhvillon sot një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e fokusuar në prezantimin e punës dhe raportimin për prioritetet kryesore.

Në takim pritet të diskutohet, por edhe të mbahet një qëndrim zyrtar në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestim.

Takimi nis në orën 11:00 me fjalën hapëse të Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili.

Në përfundim të mbledhjes, fjalën do ta marrë kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Në seancën e 5 marsit socialistët dhe demokratët do të shkojnë me dy raporte për çështjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Hiqjani se e bete bordello PS Edi Rama duhet te shikoj pengesat qe i ka krijuar korrupsioni ne qeveri me ca figura te degraduara, duhet nje revolucion te shperbehet qerdhja e grabitesve qe i gjen ne cdo zyre qe e ka shteti

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje