Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

25 Shkurt 2026, 20:33Politika TEMA

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë

Nga Ylli Pata

Të mos e kishin publikuar mediat pranë familjes Berisha, shumë mund të dyshonte se kemi të bëjmë me një grackë të taktikës së PR qeveritar.

Këto media nxorën me bujë mbrëmë ekzistencën e një video erotike që do të trondiste Tiranën, duke cituar një portal të panjohur të regjistruar në Austri. i cili u fshi pak orë pasi lajmi mori dhënë këtu.

Por, nëse kujton një rekord të këtyre 13 vjetëve të strategjisë opozitare, shikon se çështja e videove erotike, apo “lajmeve” të tjera të tmerrshëm nuk është një rast, por një fenomen, që ja ven të studiohet edhe si një simptomë patologjike mentale, ku fantazia e sforcuar Hard e plasuar në rrjete, tashmë është kthyer në një pandemi.

Në një kohë si kjo e sotmja, ku qoftë kjo opozitë, apo çfarëdo opozite tjetër ndaj mazhorancës së Edi Ramës, nuk ka nevojë fare për të shpikur lemeri të tilla, pasi janë në pozitën më komode që e ëndërron çdo homologe e tyre në Europë.

Aleati më i mirë i opozitave është SPAK, i cili prej vitesh e ka rrethuar mazhorancën e qeverinë e Edi Ramës me hetimet e tij të panumërta.

Mbi këtë shtrat, duket krejt e palogjikshme të thirret fantazia pa fre e kthinave frojdjane që gërthasin në panele apo portale.

“Do arrestohet më 20 janar në Uashinton, do marrë avokat”. Më 25 bie qeveria, janë dy nga kumbullat e horoskopit mediatic që janë kthyer në gallatë vetëm muajin e fundit.

Por lista nuk mbaron, e fillon që me deformimin e alarmit për çështjen e shkatërrimit të armëve kimike, sapo Edi Rama erdhi në pushtet. Bomba e parë e madhe pas saj ishte një lajm që u hodh zinxhir në artileritë mediatike të detashmentit Anti-Rama në vitin 2017.

Pikërisht kur nisi implementimi i reformës në drejtësi, e plasën, opinioni u bombardua mbi “trenin e mbetjeve reaktive”.

Në një portal krejt pa rëndësi në Itali, u publikuar një lajm, ku theksohej se një tren me 1400 ton mbetje toksike po shkonte në Shqipëri për tu groposur.

Policia italiane, menjëherë nisi hetimet për lajmin, e ndoqi zinxhirin e zbuloi se lajmi ishte porositur nga Tirana. Madje “tregtari” i këtij fake nevvs-it apo sekseri i tij ishte një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, atëherë President.

Pas hetimeve italiane, duket u kuptua se lajmet me mbetje radioaktive janë proçka të rënda, siç doli edhe me të famshmen aferë Babale, ku ndodhin hatara serioze.

Ndaj, sipas gjasave ju rikthye sektorit “rozë”, frenezisë së videove erotike. Disa të cilave me rastin Safet e Shukri, patën yshtje nga aktorë politik, dolën reale, ndërkohë për nivelet e larta dhe ndërkombëtare, kishim vetëm horoskop alla zonja Meri që shpall arrestime janari.

Kjo frenezi u përhap jo vetëm për politikanët shqiptarë, pore dhe për diplomatë ndërkombëtarë. Të gjithë ambasadorët, apo edhe anëtarë të ONM që quheshin armiq, u përfolën për video erotike. Madje edhe reporterit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, gjermanit Fleckenstein, u përfol se vjen në Tiranë për dashnore.

E gjithë kjo narrativë, e nxitur nga një fantazi më shumë se kreative, duket kaq e pakuptueshme se përse harxhohet kjo energji.

Kur hapësira për kritika, opozitë, e sidomos për një debat të fortë e zjarrtë për të gjitha çështjet e rënda dhe problematike është aq e madhe, sa mund të sjellë në trampolinë talentet e reja të politikës oratorisë apo ekspertizës.

Ja kemi buxhetin e 2026, i cili miratua tak fak në nëntor, asnjë debat apo zbërthim nuk pati shoqëruar me një ide alternative.

Gjasat janë se gjithçka bëhet pikërisht për të mos bërë debat normal, por vetëm një frenezi e tillë me video dhe moltov, që të mos flasë kush, por vetëm njëri, ose edhe 2 veta që lexojnë hartime të klasës së 6.

TemA

7 Komente

  1. Q
    Qytetari I thjeshte

    PD Eshte partia e dezinformacionit e tille lindi dhe e tille do te vdesi

    Përgjigjjuni
    1. 1
      19

      Parti e malokve

      Përgjigjjuni
      1. M
        Média kazan

        Sot jam shokuar .... Kur Berrisha mbaroje se foluri para Shqup te gjithe mikrofon mbajtesit po qeshnin kur ai nuk tha asgje , njesoje si me Enver Hoxhen ...si ka mundesi kjo shoqeri e pisgosur pa karrakter. Ne themi Bufi kenetes vrau , vodhi , dogji , shkateroje ok po e marim te mireqene , Poe ky popull legen a ka ndopak seder , kjo média e piste jo vetem qe nuk e injorone , por as e pyete duke bere rolin e gazetarit por vetem i buzeqesh ...pse i buzeqesh .. énigme per mua.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Keta e bejne dobiçin e ta lene ne dere. Dava imoralesh.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            PD ka lindur me pushke e do vdesi vdesi me pushke.Kelyshet e Enver qelbesires.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Auron

              Një e vërtetë e madhe. SPAK institucion i përfshirë në shum raste, për ta nxjerrl qeverinë keq. Faktet tregojnë se po bën punën e opotites. Populli pa lemeri me sy, aktorët jo vetëm që janë të lirë, por pretendojnë të vijnë në pushtet, ku të rikthehen të larguarit e vetingut. Ate qe se bëri opozita, po e bën drejtesia me ç’drejtësi.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tarras Lala

                Po Sali Bajga ēshtē hajdut , kriminel , dhe llogjike dhe mashtrus ordiner malok i flliqur.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje

                Blog Tema