Tedi Blushi: Krim! Rrugët që kushtuan si të ndërtoheshin me flori, s’u ngeli asnjë tegel asfalt

26 Shkurt 2026, 08:40Politika TEMA
Tedi Blushi: Krim! Rrugët që kushtuan si të ndërtoheshin me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me situatën dramatike në të cilën ndodhen rrugët në vend, ku prej një jave janë bllokuar disa akse.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se rrugët e ndërtuara nga kryeministri Edi Rama, janë kthyer në pluhur.

“Rrugët e ndërtuara 25 vite më parë nga Ilir Meta, me kosto minimale, qëndrojnë ende sot në këmbë, të plota, funksionale, të pathyera nga koha, të paprekura. Edhe pa mirëmbajtje, mbeten dëshmi e fortë e një pune të përgjegjshme, që i rezistoi dekadave duke u shërbyer të gjithë shqiptarëve. Në anën tjetër, rrugët e ndërtuara nga Edi Rama, me kosto marramendëse, sot janë kthyer në pluhur. Janë çarë, janë shembur, janë zhdukur, si të mos kishin ekzistuar kurrë. Rrugë që kushtuan si të ndërtoheshin me flori, por që nuk u ka mbetur pas as një tegel asfalt. Ilir Meta la gjurmë në infrastrukturë që i mbijetuan kohës, Edi Rama po le vetëm një barrë të rëndë dhe kosto të shtuara e të pamerituara për shqiptarët. Kontrasti është brutal dhe i pamëshirshëm. Po drejtësia ku është? Apo do presë derisa i gjithë Librazhdi të shembet mbi Shkumbin? Krim! Krim! Krim!”, shkruan Blushi.

5 Komente

  1. g
    geri

    E vërtetë është por nuk u bënë sepse FLORIRIN e vodhi Like FLORIRI...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatari injorant,hyzmeqar i fshatarit tjeter më injorant se ai ,por padron se ka vjedhur shumë.Flet me gjuhën dhe sipas interesit të padronit të vet ,jo sipas ndonjë parimi mbi efektin apo funksionet e shtetit.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti .

      Nuk eshte e vertet se e mori Iliri,por fshatari me gomar nga Dajti.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Varja

        Blush shif se mos ke fshur ndonje gje te Shefit IM.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Çfarë rrugësh ka like floriri o bilush i metajt ?Asnjë rrugë nuk ka bër.Vetëm F Nanua bëri autostradën Tiranë-Durrës e nuk u bën më rrugë.Ah po besoj e ke fjalën për ndonjë rrugicë lagjesh në Tiranë o legen i likes.Likja vetëm vodhi me gjithë atë surratbajgën që kishte për grua.Lukja ishte ai mut -muti që u kap me zë e figurë duke bër korrupsion me Agim Rrapajn nga Vlora,anëtar i partisë së tij.Bashk me liken Gimi vodhi financimet e projektit japinez 2 K në ato vite.Ik pirdhu legen burrë se nuk na bind dot se të njohim çfarë burrë servil je.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje