Berisha shpreson te 'Gjenerata Z': Kanë përmbysur shumë diktatura në Nepal, në Bangladesh dhe në vende të tjera

8 Dhjetor 2025, 20:04Politika TEMA
Berisha shpreson te 'Gjenerata Z': Kanë përmbysur shumë

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të dënojnë regjimin e Ramës. Pas aferës së Ballukut opozita ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut.

“Edi Rama ka mbushur jo kupën por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit”, tha Berisha, në Foltoren e organizuar para kryeministrisë”. Më tej Berisha tha se gjenerata Z është shpresë për të përmbysur regjimin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Të dashur miq, këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z, gjeneratë e cila, janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore në Nepal, në Bangladesh dhe në vende të tjera.

E vërteta është se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlyqer e idealeve të kohës, e aspiratave të kohës.

Është kjo gjeneratë pra në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore.

Por po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranës ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër.

Në Shqipëri, gjithçka, çdo përpjekje ishte shtypur dhe vendimi i përgjithshëm dukej se për Shqipërinë ishte, kështjellë e socializmit në brigjet e Adriatikut.

Një grup i vogël studentësh, jo më shumë se qindra, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë në qytetin e tyre.

Ata në 1 të natës u pritën nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, i cili pas takimit u rezervoi atyre kërbaçin e Sigurimit të Shtetit.

Miq, të nesërmen ata mbushën sheshin dhe rrugët, firmosën veten si të pamposhtur.

Qëndruan dhe në një betejë treditore gjunjëzuan regjimin më të egër, më shtypës, më represiv të kohës.

Sot, pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste.

Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot.

E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta.

Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD.

Parti e themeluar nga studentët e dhjetorit.

Parti e idealeve të dhjetorit.

Parti, e cila është e dyta dhe e vetme në gjithë hapësirën ish-komuniste që iu mbijetoi tallazeve dhe të gjitha përpjekjeve për ta zhdukur dhe mblidhet sot këtu e betuar si kurrë më parë për të rikthyer edhe njëherë në piedestal idealet e larta të lëvizjes së dhjetorit, lirinë e shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin e tyre, familjen shqiptare, interesin kombëtar të shqiptarëve.

7 Komente

  1. Q
    Qelbesire komuniste

    Po ti mo komunist te kush gjeneracion béné pjese te gjeneracioni hale , nevojtore apo wc

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      E keni keqkuptuar o njerez , e ka fjalen per ata me celular Samsung Z Fold 7 !!! Pra gjenerata Z !. Ka rrezik Saliu ka kontrate me Samsung per promovimin e ketij telefoni. Po pse valle ??? Ndoshta sepse Saliu eshte teper popullor , te gjithe flasin per te , cdo dite del ne cdo TV , cdo dite konfernce shtypi , protesta live para kryeministrise.... a mos valle jane kengeraret vip me popullore ????!!!!!! Kushedi sa do rriten fitimet e Samsung !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Plaku kukudh po organizon rininë që ti dorëzojë pushtetin ta marri me vete në varreza.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sala

        Ik more sharlatan se ja nxorre bojen dhe PD e Dhjermokracise. Je bere si gogol. Duhet te ikesh ti qe te sollen ne krye. Na lodhe.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vota, vota,vota

          Ore Sali, në Shqipëri VOTA vendos!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bolsheviku i fundit ne fikje

            Qe tjua vjedhesh kontributin gje gjenerates Z?! Eh mor budalla...!!! Ti je, kalova lumin, jo vetem te dhjefsha kalin, por ta merr kalin krejt e thua eshte kali im. Mjeran!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi

              Ketu ka te drejte pjestari me i ri ne moshe i "Gjenerates Z" picolo 82 vjecari Non Grate Kulla Sali Komunisti.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje