"Berisha u tremb nga Gërdeci, bëri marrëveshje me Ramën", ish-deputeti i PD: Si nisi goditja e drejtësisë në Shqipëri

7 Tetor 2025, 09:50Politika TEMA
"Berisha u tremb nga Gërdeci, bëri marrëveshje me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar rrënjët e goditjes ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e lidhur atë me zhvillimet politike të vitit 2008.

Sula u shpreh në një intervistë në A2 se ndryshimet kushtetuese të prillit 2008 shënuan pikën e kthesës, ku politika filloi ta kontrollojë dhe ta përdorë drejtësinë për interesa të veta.

“Rasti i 21 prillit 2008, që në fakt lidhet me ndryshimet kushtetuese të asaj kohe, ishte momenti kur filloi shembja e drejtësisë në Shqipëri. Unë nuk e kam votuar atë ndryshim, me ndërgjegje. Që aty u prish ekuilibri i sistemit politik dhe nisi rrëzimi i pavarësisë së institucioneve,” deklaroi Sula.

Ai kujtoi se pas ngjarjeve të Gërdecit dhe më pas të 21 janarit 2011, u shënua një degradim i mëtejshëm i marrëdhënies mes politikës dhe drejtësisë.

“Pas Gërdecit, ku humbën jetën 27 persona, në vend që shteti të kërkonte drejtësi, u bë marrëveshje politike. Pastaj erdhi 21 janari, ku u vranë katër qytetarë në bulevard. Nuk mund të quash prokurorët ‘kriminelë’ apo ‘lavire bulevardi’. Kjo është klimë nxitëse e dhunës politike,” tha ai.

Sipas Sulës, reforma në drejtësi që pasoi më vonë, ndonëse u prezantua si proces pastrimi, nuk i shpëtoi ndikimit politik.

“Reforma në drejtësi u përdor si armë politike. U hoqën nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk ishin të pëlqyeshëm për mazhorancën ose që nuk i shërbenin interesave të caktuara. Ndërsa mbetën ata që politika i përdor dhe i keqpërdor sipas rastit,” theksoi ai.

2 Komente

  1. S
    Shpendi

    Gjeli i Pequnit eshte bere si nje gramafon i prishur dhe tani qe e çliruan nga politika po tregon "vlerat" e tij si jurist profesionist . Tani na tregon , sikur ky i paska kundershtuar te gjitha ligjet e keqija te miratuara nga PD ne parlament . Po nuk eshte i vetem , ka shume si ky , qe kur bien nga kali flasin ne kete menyre .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kreçi

      Besoj ty ta ka thënë Bamka me Gimin kur po hanit paçe o kaposh Peqini

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje