Ilir Alimehmeti, një prej anëtarëve të grupit negociator të PD-së për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë Tiranë, ka deklaruar se i kanë kërkuar një takim me të gjitha forcat opozitare, përfshirë Partinë Mundësia për diskutimin e kandidaturës së Florjan Binaj, por Agron Shehaj nuk është përgjigjur.
Postimi i Alimehmetit
Drejtuar të nderuarve qytetarë dhe z. Shehaj:
1. Partia Demokratike ka qenë krejtësisht e hapur dhe ka respektuar çdonjë prej parimeve përzgjedhëse të kandidaturave që u diskutuan me forcat aleate dhe opozitare, madje ka pranuar edhe pikën e kandidaturës jopartiake të kërkuar nga vetë z. Shehaj publikisht.
2. Gjatë komunikimit të sotshëm zyrtar të Partisë Demokratike, z. Florjan Binaj u paraqit si kandidaturë që plotëson çdo parim bashkarisht të pranuar nga të gjitha forcat aleate.
Grupi negociator menjëherë kërkoi takimet me të gjitha forcat opozitare, përfshirë Partinë Mundësia, për diskutimin mbi kandidaturën e z. Binaj, por këto kërkesa u takuan me mospërgjigjen nga strukturat e drejtuese të Mundësisë.
3. Z. Florjan Binaj është një kandidaturë e shkëlqyer qytetare, zë kritik dhe i guximshëm i shoqërisë. Në vitet e fundit, ai është shquar për qëndrimet e tij publike kundër padrejtësive sociale dhe politike.
Ka pasur raste kur ai është distancuar nga projekte të mëdha për shkak të bindjeve të tij morale, gjest ky që kërkon integritet dhe guxim.Z. Florjan Binaj gëzon respekt të fituar me punë dhe dinjitet. Nuk është një figurë që ka ndërtuar famën mbi skandale apo promovim të panevojshëm, por është bërë i njohur dhe i respektuar falë talentit, punës së palodhur dhe sjelljes së tij etike dhe profesionale.
Pavarësisht suksesit, Florjan Binaj ka ruajtur thjeshtësinë dhe është perceptuar gjithmonë si “njeriu i zakonshëm” që nuk harron prej nga ka ardhur, karakteristike e një familjari të devotshëm dhe e një qytetari model.
E ftojmë z. Shehaj dhe Partinë Mundësia të bashkojë forcat e saj me grupin opozitar në mbështetje të kandidaturës së z. Binaj për t’i ndërruar faqen Tiranës dhe për të ndryshuar modelin e abuzimit dhe arrogancës së treguar ndaj saj nga kandidatët për qeli të pushtetarëve.
Besojmë se z. Shehaj ka mundësinë e pakundërshtueshme të tregojë hapur qëndrimin e tij opozitar në mbështetje qytetare ndaj kandidaturës plot vlera të z. Florjan Binaj për Kryetar të Bashkisë së Tiranës!
Tave dheu pse nuk u bere kandidat por marresh me shehajn
O Ilir “autoktoni”, ik ore djale largoju Saliut se nuk ja vlen.
Ty , o alilesh , qe vetem nga forma e ballit duket qe je koqe kandari , mire ta ka bere , ndonese qe te dy halete e komunistit kriminel , S. Berisha , jeni .
Po u rrite nën hijen e Saliut, çuryk mbetesh. Edhe ky është si ato bimet që rriten nen hije. Mos mendoni se ky është ndryshe nga të tjerët.
Shko mor pirdhu
Po si ste vjen nje cik turp, cfare negociatash do te besh ti ne emer te non grades. Po mire nuk te thote gje ty ku nocion "Non Grada" po s'kini asnje fije morali qe te shkeputeni nga Non Grada dhe te formoni nhe parti tjeter. E. Rana bie per 24 min pir ai qendron ne kemve vetem nga Non Grada. Dhe ju pretemdoni te fitoni tiranen me mon graden. Ketu nuk behet fjale se kush F. Binaj, por ate e mbeshtet non grada dhd jetu filmi mbaron. Hallall ju qofte
Perfundimisht dhe ky Ali-meja mbaroj. Nuk besoja se do te qelbeshe.
O vemje, prap dole ti? Ik ore merhum se te njofim mire se kush je ti dhe yt ate, qe sic duket nuk te len rehat dhe te frymezon per te ndenjur prane kriminelit, ashtu sic bente ai dikur. Ai iu afrua malokut se per mjek s’ja thoshte, saqe e filloi karieren ne morg dhe aty e mbaroi. Dhe ti si duket aha ….. Prandaj ik o balle iranian se s’te pjerdh njeri ty.
O doktor Alimehmeti po ishe mire si mjek ,o zotri çfare tu desh ty politika ne veçanti ne ate parti qe je. Tu dhimes populli, apo shkove pas mjekut qe ke kryetar. 25 vjet sekretar partie e keni pasur. Bravo te qofte.