"Berishës iu qendis dosja në kohën e Trump", Gjikondi: Sulmi ndaj SPAK vjen pasi po hetohet në thellësi '21 Janari'

14 Nëntor 2024, 16:56Politika TEMA
"Berishës iu qendis dosja në kohën e Trump", Gjikondi:

Analistja Brisida Gjoikondi, deklaroi se Donald Trump nuk do njerëz nëpër këmbë si Sali Berisha, që është person destabilizues dhe nuk ka asnjë lidhje me planet që ka Trump në Ballkan.

Gjikondi komentoi dhe sulmet e Berishës ndaj SPAK, teksa u shpreh se këto të fundit vijnë pasi po hetohet në thellësi '21 Janari'.

“Kanë rënë tezat e Berishës, që fyen edhe intiligjencën më minimale, duke sulmuar Sorosin, ndërkohë që Trump ka emëruar njerëz shumë të afërt të Sorosit në administratën e tij.

Berisha nuk ka ikur vetëm për korrupsionin. Dosja ju qëndis në kohën e Trump. Berisha ka sulmuar të dërguarin e Trump për Ballkanin në mënyrë të egër dhe fyese. Trump nuk e do Berishën nëpër këmbë.

Berisha nuk e ka nga Biden e Trump, por e ka nga vetja. Trump do që të mbyllë luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Grenell mendohet të jetë i dërguari i Trump në Ukrainë. Trump do të ngjashmit e vet, jo si kallëpi i Berishës.

Acarimi i Berishës me SPAK vjen nga fakti se ai e nuhat se po hetohet në thellësi 21 janari, hetimi pasuruor i tij dhe i familjes dhe kanë të bëjnë me problemet e tij personale. Është fyese dhe deklaratat që bëjnë se do të hiqet ‘non grata’, duke fyer edhe intiligjencën më minimale”, tha Gjikondi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

3 Komente

  1. c
    ce

    Po thone se kur e takoi Trumpi tek dera e wc se ne nje miting Belo krrici kombinatin i tha Belos thuaj atij te lajthiturit te katit te 8t se sa te hyj ne zyren ovale firma e pare qe do hedh do jete per ta rikthyer dhe nje here nongraten pra do ta bej me nongrata 2.

    Përgjigjjuni
    1. Çika

      Z Gjikondi më vjen mirë që profesionin e juristes e tregon në të gjitha analizat që bënë .Gjithëçka analizon është bindëse sidomos kur ju ireferoheni problemit që do intrepetim juridik .Kjo sju mungon dhe jeni e qartë bindëse me argumente .Populli i thjeshtë ka nevojë për ndriçim për të ndarë te vertetën nga gënjeshtrat nga sofizmat nga anëshmëria e theksuar partiake deri dhe qëllimisht interpetim të gabuar për të mos e mësuar asnjëherë të vërtetën .Kjo ju bënë që shumë komentues tju lexojnë dhe japin vlerësime pozitive të merituara Ka shumë analist që nëpër portale flasin por nuk janë objektiv haptazi dhe me një gjuhë urrejtje gjykojnë e interpetojnë në mënyrë të një anëshme,që më shumë e ngarkojnë opinionin me ndjesi negative dhe janë bërë të urryer .Respekte për thjeshtësinë e komunikimit me publikun .

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cika pi malsie

        cika-cika o të rëntë pika, se dhe vetë brisida ta kishte postuar bythlëpirjen tënde do ishte treguar dicka më e rezervuar e nuk do dilte bllof si puna jote

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje