“Beteja” për lirinë e fjalës, shpifja nuk është më vepër penale për gazetarët

21 Janar 2026, 17:40Politika TEMA
“Beteja” për lirinë e fjalës, shpifja nuk

Komisioni i Ligjeve i dha dritën jeshile përjashtimin e gazetarëve nga ngarkesat penale që lidhen me veprën e shpifjes. Amendamentet e propozuara nga Këshilli i Ministrave për disa ndryshime në Kodin Penal morën aprovimin e socialistëve në komision, duke parashikuar se gazetarët e regjistruar në organizatat mediatike nuk do të jenë më subjekt i këtij neni.

Po për të njëjtën çështje, në tavolinën e komisionit ishte edhe amendamenti i Jorida Tabakut. Sipas deputetes demokrate, tashmë në detyrën e Kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, propozimi i saj e trajton më mirë çështjen duke iu referuar edhe rekomandimeve që kishte marrë nga Komisioni Europian, por në finale u përball me refuzimin e socialistëve.

Jorida Tabaku nuk kishte mbështetjen e kolegëve demokrat të komisionit të cilët vijojnë të zbatojnë urdhrin e marrëdhënies së kushtëzuar me Kuvendin, dhe i vetmi opozitar në sallë ishte Tedi Blushi.

Ndryshimet e miratuara në Komision parashikojnë edhe elementë të tjerë si ashpërsimin e dënimeve për zaptimin e hapësirave publike apo edhe kriminalizimi i parkimit dysh në rrugë. 

5 Komente

  1. S
    Sass

    Me nje fjal qe gazetaret asnje here mos ti marrim seriozisht per lajmet qe japin, une prisjaqe per shpifje denimi te ishtederi ne 25 vjet burg, Tani gazetaret prane non grates pjerdhin dhe asnjeri si merr seriozisht

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Qe ta kuptoj une qytetari i thjeshte.Neqoftese nje gazetar shpif per mua ,kush me mbron?Pra une do mar situaten ne duart e mia dhe kur nuk me mbron ligji te denoj shpifesin gjoja ne emer te fjales se lire,dhe do bej vetegjyqesi.A kam te drejte ne arsyetim?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Piteri

        Do me thane ne parlament TE behet ca te mundin korrupsioni kurvellek pisllek me gazetari TE flasin te shkruajne ca te duan Nuk ka problem problemi eshte tek ai personi qe shpifet bravoooo kesaj I thone rri drejt e fol shtrebet se JE I nderuar e te mbron ligji

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Shpifja ose duhet të jetë e pandëshkueshme për të tërë, ose për asnjë. Shpifja e gazetarëve është shumë më e rrezikshme se shpifja e njerëzve me ndikim të ulët ose pa ndikim në opinion dhe pa mjete për publikimin (amplifikimin) e saj. Si mund të jenë ca të nënës e ca të njerkës për fjalën e lirë? A janë sipas kushtetutës të tërë me të drejta të barabarta? Ky është diskriminim pozitiv për më të rrezikshmit e kësaj fushe. Kuvendi nuk duhet ta miratojë. Nëse është kërkesë e Evropës gazetarët le të shkojnë e ta ushtrojnë vesin në Evropë. Evropa është e madhe, ka hapësirë sa tëë duash për shpifësa, për vrasës e për gjithfarë ndyrësirash.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Jo nuk është kërkesë e Europës, këta e çpikin vetë.Në Europë po shpife,ofendove persona publik e politik e ha burgun ose një dënim me dëmshpërblim në para që për ta paguar do të duhet ta sheshësh shtëpinë!Bile dënohesh po shpife e ofendove edhe njē qytetar të thjeshtë.Po e sollët këtë ligj pritni se sa gazetary e gazetarucë sidomos të porthaleve do të hanë leva hekuri kokës besoj të merituar.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje