“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

21 Janar 2026, 15:07Politika TEMA
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun!

Juristi Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Puls” në A2 CNN nga Bruna Çifligu, ka komentuar dy nga çështjet më të nxehta të aktualitetit juridik dhe politik, shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese të ankimimit të kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut dhe debatin rreth gjyqtares Irena Gjoka.

Lidhur me seancën e 22 janarit në Gjykatën Kushtetuese, Petraj u shpreh se pret që Kushtetuesja t’i japë të drejtë kryeministrit Rama. Sipas tij, pezullimi i një ministri nuk mund të bëhet përmes rrugës gjyqësore, pasi Kushtetuta ia njeh këtë kompetencë vetëm kryeministrit.

“Një ministër ose emërohet, ose shkarkohet nga kryeministri. Pezullimi nuk është parashikuar si mekanizëm”, theksoi ai, duke shtuar se vendimi i Kushtetueses do të shërbejë për të vendosur qartë vijën e demarkacionit mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.

Sa i përket çështjes së gjyqtares Irena Gjoka, Petraj u shpreh se nuk ka asnjë përgjegjësi penale ndaj saj, pavarësisht konfirmimit të një dënimi të vjetër në Greqi. Ai e cilësoi gjithë këtë debat si “manovër greke” dhe “lojë politike”, që sipas tij po përdoret nga Fredi Beleri dhe figura të tjera për qëllime politike dhe për të krijuar pengesa në procesin integrues të Shqipërisë.

Petraj theksoi se një vendim penal i huaj nuk ka asnjë efekt juridik në Shqipëri pa u njohur zyrtarisht dhe se ligji i dekriminalizimit nuk është i zbatueshëm në këtë rast. 

4 Komente

  1. S
    Standard

    Neni 98 i Kushtetutes' Ministri emerohet dhe shkarkohet nga Presidenti, me rpopozim te KM, Emerohet-Shkarkohet!! Ne kushtetut nuk ekziston fjale "Pezullim". Pezullimi eshte nje akt administrativ, qe me ligj te vecant, i eshte veshur strukturave te tjera kushtetuese te RSH. Gjykata kushtetuese, nuk duhet ta kishte pranuar Rastin, pasi procesi i pezullimit, nuk eshte nje akt qe e trajton Kushtetuta. Neni 124 Percakton rolin e GJK, ku thot se ajo zgjidh mosmarrveshjet Kushtetuese, nderkohe qe pezullimi si akt dhe si proces nuk parashikohet nga Kushtetuta, por nga Akte te tjera ligjore. ne kete kuptim nuk ka mosmarrveshje Kushtetuese, dhe nuk duhet qe gjykata kushtetuese ta kishte pranuar Rastin. Nderkoh qe neni 135, Percakton specifikisht se Fusha e veprimit te Gjykates se posacme eshte ; Presidenti, Kministri, ministri, k bashkise etj

    Përgjigjjuni
    1. B
      Barcaleta

      More e ke por nuk e njeh qofte largu

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXX

        Pushtetet ne Shqiperi jane te ndara,por nje gjyqetar nuk barazohet me nje Kryeminister,apo zv.,apo deputet.Prokuroria apo gjykata i argomentiojne Kryeministrit dhe parlamenti rastin dhe kerkojne heqjen e imunitetit.Te mire apo jo,jane te zgjedhur te popullit dhe i duhet argomentare zgjedhesve domosdoshmeria e mases penale.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Ashtu është por këta në Spak o janë të shitur o janë debila. Nuk besoj që kanë lexuar ndonjëherë kushtetutën.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje