Edi Rama uron Presidenten Vjosa Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes: Sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës!

21 Janar 2026, 11:11Politika TEMA
Edi Rama uron Presidenten Vjosa Osmani për ftesën e Trump në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një iniciativë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Rama e ka vlerësuar këtë ftesë si një gjest tejet domethënës ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo forcon më tej marrëdhëniet mes SHBA-së dhe popullit shqiptar.

Më tej Rama shtoi se kjo ftesë përbën gjithashtu një sinjal të qartë për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ftesë për të qenë pjesë e “Bordit të Paqes” ka marrë edhe Shqipëria. Vetë Rama bëri publike letrën e marrë nga Trump, ndërsa një ditë më parë konfirmoi edhe pranimin e kësaj ftese.

3 Komente

  1. K
    Klimax

    Hahahaha! "Bordi i maskarenjve"!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pelesh pambuku

      Pse eshte kaq idiot mor aman? Paska qene ne hall te madhe debili.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ermali

        Nuk merem me politik po nje gje nuk kuptoj presidenti Amerikes i dergon leter presidentes te Kosoves dhe Shqiperis i dergon leter kryeministrit dhe jo presidentit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje