Manjani për rastin e gjyqtares Irena Gjoka: Ligji mbi moralin popullor, shkarkimi nuk është automatik

21 Janar 2026, 09:35Politika TEMA
Manjani për rastin e gjyqtares Irena Gjoka: Ligji mbi moralin popullor,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me një qëndrim të detajuar juridik dhe kritik ndaj debatit publik të ndezur rreth gjyqtares Irena Gjoka, duke kërkuar ndarjen mes analizës ligjore dhe gjykimit moral, si dhe duke theksuar se shkarkimi nga detyra nuk mund të bazohet në emocione apo presion publik, por vetëm në ligj dhe procedurë.

Nga Ylli Manjani

Përtej shkumës në emër të moralit popullor.
Që ta përmbledh pak atë që thashë mbrëmë tek emisioni i Erla Mëhillit, në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka:

I. Në planin ligjor.
1. Nuk lexohet një nen/paragraf i vetëm që të na plotësojë dëshirën, por duhen lexuar në harmoni disa ligje së bashku. Duhet lexuar Kushtetuta; ligji për statusin e magjistratëve; ligji për dekriminalizimin; Kodi Penal; ligji për pushtetin gjyqësor. Të paktën këto ligje duhen lexuar në harmoni që të kemi një kuptueshmëri dhe arsyetim të drejtë mbi rastin.
2. Siç njofton Prokuroria e Përgjithshme, rezulton i vërtetë fakti se zonja Gjoka ka një vendim dënimi në Greqi. Është dënuar me 2 muaj burg dhe 1500 euro gjobë.
3. Po sipas Prokurorisë së Përgjithshme, në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në fund të vitit 2016, zonja Gjoka nuk e ka deklaruar këtë dënim. Por për shkak se konstatimi është bërë pas afatit të parashkrimit, nuk referohet dot më për ndjekje penale.
4. Pra duke mos patur mundësi për ndjekje penale, Prokiroria e ka referuar rastin në KLGj për të parë mundësinë e masave disiplinore ndaj gjyqtares, për çështje të etikës.
5. Ligjërisht, gjykatësit shkarkohen automatikisht kur dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
6. Gjyqtarja Irena Gjoka nuk është dënuar nga asnjë Gjykatë e Republikës së Shqipërisë. Të paktën nuk ka asnjë fakt për këtë gjë.
7. Që dënimi i gjykatës Greke të bëhet i zbatueshëm në Shqipëri, duhet të bëhej në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Problemi është që ai ligj nuk zbatohet në këtë rast sepse:
a. Vepra penale e fallsifikimit nuk gjendet në listën e neneve të kodit penal që parashikon ai ligj në nenin 2 të tij.
b. Dënimi i dhënë nga gjykata Greke është më pak se 6 muaj burg, kriter tjetër ky që ligji të veprojë.
8. Pra ligji i PD, për dekriminalizimin ka vendosur vetë të mos i konsiderojë dënimet e lehta. Ndaj nuk vepron në këtë rast.
9. Në këto kushte, mbi bazën e këtyre fakteve që janë të njohura, gjyqtarja nuk quhet e dënuar penalisht që të justifikohet masa e shkarkimit nga detyra.
10. KLGJ i kërkohet të eksplorojë mundësinë e dënimit disiplinor për shkaqe të tjera. Sigurisht ajo do të duhet të bëjë një hetim administrativ dhe të pyese edhe vetë gjyqtaren dhe të nxjerrë konkluzionet përkatëse.
Deri atëhere, nuk ke se ç'ti shtosh më kësaj çështje. Por shkarkimi i gjyqtares nuk është absolut tashmë. Ka edhe masa të tjera disiplinore...

II. Sa i takon moralit.
1. Në një shoqëri me shtet, morali më i lartë është ai që shkruhet në ligje. Pra në ligje dhe jo tek qytetari digjital,apo në studio televizive.
2. Morali tej gjuhës së ligjit dhe llogjikës së fakteve është subjektiv dhe individual. Pra i pamjaftueshëm për të justifikuar vendime dënimi për askënd.
3. Kolektivisht jemi shoqëri që halli na ka bërë të jemi në kërkim për letra të shteteve të BE. Nuk kemi pse bëjmë sikur dhe të gjykojmë tjetrin, kur vetë s'lemë gjë pa bërë për ti siguruar ato letra. Gjyqtarët tanë janë pjesë e këtë saj shoqërie...
4. Gjykatësit prodhojnë vendime gjyqsore të cilat pa asnjë dyshim i nënshtrohen kritikës publike.
5. Personalisht kam qenë e jam kritik me vendimet e gjyqtares Gjoka në rastin Beleri dhe në masat që mori kundër Berishës, dhëndrrit të Tij dhe të tjerëve. Të dyja ato vendime janë joproporcionale dhe që duhet të ishin shmangur.
6. Për rastin Beleri kam qenë ndoshta i vetmi në hapësirën publike që e kam kritikuar atë ndjekje penale. Megjithëse kisha të gjithë opinionin patridiot kundër. Patridiotët gjenin te Irena Gjoka heroinën e Shqipërisë, ndërsa mua më quanin "grek muti".

Tani sot po u them unë:
Përse e gjykoni heroinën tuaj?!
Mbrojeni sepse ajo nuk ka kryer asnjë krim në Shqipëri, përkundrazi u plotësoi dëshirën për të dënuar atë "grekun".
Mos më bëni mua tani tua kthej atë shprehjen që më vutë atëherë, se do bëhej një nevojtore e madhe ky vend....
Ndaj edhe morali përtej ligjit ka disa standarte. Ai nuk bëhet rast pas rasti e sipas qejfit të ditës.

8 Komente

  1. r
    realisti

    E more Manjan,po pse jeni kaq i ditur dhe kaq i prere si nje gjykates ideal?! Me kane treguar se kur e kishin pyetur nje gjygjtare kanuni ne Diber,ju duhet ta dini edhe emrin e tij,se a gjykoni gjithnje drejt,Ai ishte pergjigjur se,nje here qe e kam gjykuar drejt me ka lene nje dhimbje koke qe me vazhdon edhe sot.!!! Mua me ka ndodhur ne jete keshtu,besoj edhe Juve.... Ne fakt,Gjykatesit keshtu duhet te jene qe te gjykojne drejt po ku me i gjete Ata?!!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Respekt! Plotesisht dakort me kete analize te plote ligjore!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Me pelqen shume arsyetimi juridik i ceshtjes nga nje ekspert i jurispudences shqipetare.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos béni lojen e grekut

          Kush e vertetoi qe zonja beri fallsifikim ... A ishte kjo zonje ne tribunal kur u zhvillua gjyqin me avokatin e saj ....... A ka fakte drejtesia Greke qe t'ja dergoje dhe drejtesise shqiptare psh ( nje foto te vissé ) ku te vertetohet fajesia. A e dinte zonja qe ndaje saj kishte filluar nje procédure.....dhe sinqerisht besoni te drejtesia Greke mos béni humore , kjo zonje denoje Bejlerin dhe mori dosjen e benjaminit Greke Berrishes........ Ka gabuar zonja besoje qe po pasi duhet te deklaronte qe u ndalua ne kufi ( me te drejte apo pa te drejte) por pse kjo histori doli mbas denimit vite Bejlerit dhe Berrishes ! . Eshte nje alarme per ti thene çdo gjyqtar e prokuror kujdes mos me prek.......

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Nuk e kuptoj se përse je kundër dënimit të Belerit juridikisht dhe jo politikisht ?! Juridikisht Beleri u kap në flagrancë duke blerë vota dhe si çdo person tjetër duhej dënuar. Politikisht edhe mund të mënjanohej kur Greqia bëri atë që dihet. Në një Shtet Ligjor të gjithë janë njësoj para ligjit dhe ligji bëhet i pazbatueshën kur bën selektivitet! Sa për Gjokën, dihet që në vitet e para të 1990 veçanërisht Greqia ka zbatuar ligjet ndaj shqiptarëve pa tolerancë dhe në disa raste me tendencë negative.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ramsi

              a eshte denuar me vendim te formes se prere? Poooo..kaq mjafton qe te mos jete magjistrate sipas ligjit 96/2016, germa D

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ???? Xhelua , autokton 1400 vjeçar në Zall-Bastar

                Unë nuk kam parë e degjuar ndonje jurist me emër , mbiemër ( Ylli Manjani ) te komentoj kaq bukur llogjiken juridike . Këtu dalin ca " jurista " frikacak qe vendosin nikname ( si puna ime qe kam rreth 50-100 nikname ) qe shkruajnë vetëm 2-3 rrjeshta , qe te lejnë pershtypjen e kopetentit . Nuk e di çfarë praktike ka bota , por Z. Mero Baze , per mua , duhet te dergoj herë pas here gazetarët e tij ne te gjitha nivelet e Gjykatavet , per te gjitha llojet e problemevet , sepse 1) informohet publiku , 2) rritet transparenca , 3) rritet audienca , 4) rritet prestigji i gazetës , 5) rritet përgjegjsia e gjykatës ,etc...

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Jurist leshi te bubit kacurrel te ripjelljes. Si gjithmon ne mbrojte te krimit dhe hajnave te ripjelljes.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje