Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

20 Janar 2026, 22:35Politika TEMA
Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, moderuar nga Alba Alishani, analisti Preç Zogaj komentoi përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve të ftuara për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë si një zhvillim tërësisht normal dhe të pritshëm.

Shqipëria është pjesë e një liste për këtë rast. Është një listë që nuk mund të lihej jashtë. Po të lihej jashtë është e pa imagjinueshme. Shqipëria është një vend pro amerikan dhe i afishuar botërisht. Nga ana tjetër edhe SHBA në shumë raste përgjatë historisë kanë dëshmuar se kanë një afinitet të veçantë me Shqipërinë dhe e kanë dëshmuar me akte”, u shpreh Zogaj.

Analisti theksoi se shërbimet që Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Shqipërisë janë të pakrahasueshme me ato të çdo vendi tjetër.

Në këtë kontekst, ai vlerësoi se përgjigjja pozitive e Shqipërisë ndaj ftesës ishte e duhura dhe se nuk ekziston asnjë arsye për kritika.

Shërbimet që SHBA i kanë bërë Shqipërisë nuk ja ka bërë asnjë vend tjetër i botës. Ftesa është gjëja më normale dhe gjëja më anormale do të ishte që Shqipëria të lihej jashtë listët dhe do të lexohej si një qëndrim. Shqipëria i ka prirë përgjigjes pozitive dhe mirë ka bërë dhe nuk ka shkak për ndonjë kritik”, tha ai.

1 Komente

  1. U
    Umor Isti

    Mos e kanë ngatëruat me Armeninë. Duhet parë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje